Pas GJND, Topi-Sejdiu: Serbet duhet te pranojne vendimin per Kosoven
Presidenti Bamir Topi tha dje se Serbet duhet te jene te paret qe te pranojne verdiktin e Gjykates Nderkombetare te Hages, per ligjshmerine e pavaresise se Kosoves. Pas nje takimi informal me homologun e tij kosovar, Fatmir Sejdiu, Topi tha se Serbia, duhet ta njohe menjehere, pasi ata ishin qe e ankimuan ceshtjen e pavaresine ne kete gjykate. “Ne nentor, Shqiperia do te jete organizatore e Forumit Rajonal Ekonomik Ballkanik me pjesemarrjen e te gjithe presidenteve te rajonit. Une shpresoj qe kesaj ftese edhe Presidenti i Serbise, Tadic do t’i pergjigjet duke qene pjese e nje filozofie te re ne rajon! Ne do te bashkepunojme nen nje fryme te lire, komunikuese, sepse te gjitha vendet jane projektuar me nje vizion te perbashket integrues euro-atlantik”, tha Topi, duke vleresuar vendimin per pavaresine e Kosoves, si ngjarjen me madhore. Nga ana e tij, Presidenti Kosovar, Sejdiu tha se pervec deshires per te udhetuar ne rrugen e re Durres-Kukes, ishte dhe per te biseduar nga afer per zhvillimet e fundit. “Ne cilesojme se ka ardhur koha e zhvillimeve te reja, nje epoke e re, ne te cilen ne ftojme qe edhe Republika e Serbise te jete partnere e bashkepunimeve, e bashkepunimeve edhe rajonale, edhe te bashkepunimeve te Serbise ne radhe te pare per paqen dhe stabilitetin, por edhe zhvillimeve te tjera qe kane te bejne me proceset integruese”, tha Sejdiu. Sipas tij, Kosova e ka bere te veten me afrimin e te gjithe qasjes te hershme, edhe te tanishme duke cilesuar gjithmone se do te jemi shume pergjegjes per zhvillimin e brendshem te vendit. Ai vleresoi faktin qe Shqiperia ka qene dhe mbetet nje mbeshtetese e fuqishme e kauzes per lirine. R. Rapushi