E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesha, thirrje Rames: Deklaro pasurine e vertete dhe bej analizat per droge

Drejtori i Pergjithshem i Politikave Tregtare ne ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Besjan Pesha akuzoi kreun socialist Rama se tenton te perhape panik ne Shqiperi per te fshehur problemin e tij te vertete, i cili ka te beje me drogen dhe me parate e fshehura. Ai i beri thirrje Rames qe te kryeje analizat e verteta qe vertetojne nese ai eshte person qe merr droge apo jo, si dhe te deklaroje pasurine e tij te fshehur, ne menyre qe te gjithe shqiptaret te mesojne te verteten rreth kryetarit te opozites. “Te gjithe shqiptaret e degjuan dje rishtas Edi Ramen teksa i genjeu ne konferencen e radhes per shtyp dhe teksa perpiqej t’i trembte ata dhe te gjithe investitoret e huaj mbi situaten ekonomike ne Shqiperise. Edhe pse jemi deshmitare se dita dites dhjetera investitore po vijne, po investojne kapitalet e tyre ne vendin tone dhe po hapin vende te reja pune, zoti Rama tenton qe te hedhe dhe mbjelle panik ne Shqiperi, per te fshehur problemin e tij te vertete, qe eshte problemi qe ka me drogen dhe me parate e fshehura”, ka qene deklarata e Peshes. “Edhe njehere publikisht i bej thirrje zotit Rama qe t’i lere pallavrat me donacione gjaku, sepse te gjithe ata qe dhurojne gjak e dine shume mire se eshte e pamundur qe te vertetosh nese je i toksikuar apo jo nepermjet atyre analizave. Ka vetem nje analize te vertete qe behet ne laboratore te specializuar dhe e ftojme zotin Rama qe ta beje kete analize publikisht per t’u vertetuar shqiptareve njehere e mire qe ai nuk eshte person i droguar”, akuzoi ai. Per te, edhe nese kishin ndonje hije dyshimi se ai drogohej, por nuk drogohej me kohet e fundit, tashme jane te bindur qe Rama perdor droge ne menyre te rregullt. “Nga ana tjeter i bejme thirrje zotit Rama qe te deklaroje pasurine e tij te vertete, ta nxjerre ate nga shtepia e blinduar ku e ka futur, tua deklaroje ate te gjithe shqiptareve dhe te depozitoje parate e tij, milionat e eurove, ne banke”, deklaroi Pesha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›