Gjykata Kushtetuese rrëzon Topin për dekretet
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e presidentit të Republikës BamirTopi për dekretet e bllokuara nga Kuvendi për anëtarët e Gjykatës së lartë dhe vetë asaj Kushtetuese. Me një vendim 6 me 3 kjo Gjykatë ka hedhur poshtë pretendimin e Kreut të Shtetit, i cili prej kohësh është në një betejë ligjore me Kuvendin. Kërkesa e Presidentit erdhi pasi Kuvendi nuk kaloi në votim dekretet e tij për disa nga emrat e dekretuar prej tij, me justifikimin se nuk ishte konsultuar dhe se procesi nuk ishte transparent. Kjo praktikë e Kuvendit u kundërshtua nga Presidenti, i cili e dërgoi ceshtjen në Kushtetuese, e cila tashmë ka vendosur kundër tij. Vendimi i plotë pritet të zbardhet pas disa ditësh nga Kushtetuesja.