E Diel, 1 Nëntor 2026

“Përplasja me Kuvendin”, Kushtetuesja rrëzon Topin për dekretet

TIRANE- Gjykata Kushtetuese rrëzon presidentin Topi në lidhje me dekretet për emërimin e anëtarëve të kësaj gjykate. 6 anëtarë të organit të lartë kushtetues në vend kanë votuar kundër pretendimeve të kreut të shtetit, kurse vetëm tre anëtarë kanë votuar pro tij.

Bëhet fjalë për rrëzimin e një ankimimit të kreut të shtetit në Gjykatën Kushtetuese kundër Kuvendit lidhur me bllokimin e dekreteve të tij për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilëve u kishte mbaruar mandati.

Presidenti i kishte kërkuar Gjykatës Kushtetueses të zgjidhë konfliktin e kompetencave ndërmjet institucionit të Presidentit dhe atij të Kuvendit dhe për pasojë shfuqizimin e një vendimi të Kuvendit të qershorit të vitit të kaluar, i cili pezulloi deri në 2013 procesin e ripërtëritjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Topi pretendonte se ky vendim i Kuvendit ka krijuar përplasje komptenecash por vendimi i sotëm i Kushtetueses rrëzon këtë pretendim dhe ligjëron vendimin e qershorit të Kuvendit të Shqipërisë. Topi pretendoi që interpretimi i bërë nga Kuvendi ishte në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2001 duke kërkuar që Kuvendi të rregullojë me ligj cështjen e ripërtëritjes së mandateve pasi sipas Presidentit, Kuvendi nuk mund të vendosë afat apo shtyrje të mandatit deri në prill 2013.

Kuvendi ose i rrëzon, ose i miraton dekretet, pretendonin përfaqësuesit ligjorë të Presidencës.

Konflikti Presidencë-Kuvend lindi kur parlamenti në 23 qershor të vitit të kaluar i ktheu mbrapsht Presidentit 3 dekrete për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
(ma.ar/News24/Balkaneb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›