E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr në votimin e Cefës, Berisha i kujton opozitës 21 janarin

TIRANE- Votimi i Elvis Cefës si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vend të Kreshnik Spahiut ka sjellë debate të ashpra mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe atyre të Partisë Demokratike, për mënyrën e votimit me elektronikë të kundërshtuar nga deputetët e majtë.

Deputetët e opozitës janë revoltuar duke u ngritur para foltores së Kuvendit për të kundërshtuar ndryshimin e mënyrës së votimit nga mazhoranca, por edhe pse mes debatesh votimi është kryer me elektronikë.

Në një video të publikuar në youtube shfaqet i revoltuar edhe kryeministri Berisha, i cili ju kujton deputetëve të majtë 21 janarin.
Kandidati i djathtë Elvis Çefa mori 71 vota pro nga votimi surprizë me elektronikë, pasi pritej që të votohej me kuti. Gjatë kësaj seance ra në sy mungesa në sallë e kreut të LSI-së Ilir Meta, i cili nuk votoi.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Sherr në votimin e Cefës, Berisha i kujton opozitës 21 janarin Ardian Visha për News24: Nuk humba se nuk kishte garë Topalli: PS dhunë të qëllimshme Parlamentit dhe shtetit ligjor Votimi për anëtarin e KLD, PS: Do njoftojmë ndërkombëtarët, votimi i paprecedentë Kuvendi zgjedh Cefën në vend të Spahiut në KLD. PS bojkotoi votimin Mandati i Seserit, miratohet raporti i Këshillit të Rregullores, Konomi deputeti i ri i PS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›