E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidencialet në Francë, Holande kritika Sarkozi

FRANCË- Kandidati socialist për zgjedhjet presidenciale në Francë, Fransua Holande kritikoi ashpër qeverinë e presidentit Sarkozi se po e lë Francën në një gjendje të vështirë, si rrjedhojë e shpenzimeve të pakontrolluara, që e kanë rritur ndjeshëm nivelin e defiçitit kombëtar.

“Ajo që dua unë t’i vërtetojmë Europës është se Franca ka në dorë të ardhmen e saj financiare”,- deklaroi Holande, gjatë një interviste televizive.

“Nëse tregjet janë të shqetësuara, unë si president dua t’i siguroj se nuk do të ketë vend për asnjë spekulim”,-theksoi Holande.

Hollande akuzoi Sarkozi se është fajtor për gjendjen e rëndë financiare në Francë. “Është presidenti në largim ai që ka përgjegjësinë e vetme për zhytjen e vendit në borxhe”,- deklaroi kandidati socialist. 
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›