Ardian Visha për News24: Nuk humba se nuk kishte garë
TIRANË- Kandidati i opozitës për anëtar të ri të KLD-së Ardian Visha ka reaguar në një lidhje telefonike për News24 pas votimit të sotëm në Kuvend ku me votat e mazhorancës u konfirmua në këtë post Elvis Cefa.
Visha ka reaguar shkurt duke u shprehur se “Unë nuk humba përsa kohë nuk kishte garë”.
Kuvendi miratoi sot vetëm me votat e mazhorancës kandidaturën e Elvis Cefës për postin vakant në KLD, pas largimit të nënkryetarit Kreshnik Spahiu. Procedura e votimit, për të cilën u ra fillimisht dakord të bëhej në mënyrë të fshehtë dhe më pas u realizua elektronikisht, ka ngjallur reagimin e fortë të opozitës, e cila bojkotoi procesin.
(el.me/BalkanWeb)