E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gjykata Kushtetuese s’mund të ketë asnjë ndikim në rezultatin e Tiranës”

20-06-2011 / Gazeta 55

Ish-kryetari i KQZ-së, Çlirim Gjata

Ndërsa KQZ hap kutitë dhe numëron fletët, ish-kryetari i këtij institucioni, juristi Çlirim Gjata komenton planin B të selisë rozë. Gjykata Kushtetuese, sipas tij, ndonëse organi suprem i gjyqësorit shqiptar, nuk mund dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në rezultatin e Tiranës. Edhe nëse socialistët i drejtohen, nuk do të mund të pezullojnë ose ngrijnë përkohësisht shpalljen e fituesit sipas KQZ-së. “Gjykata Kushtetuese nuk është shkallë gjykimi. Nuk i hyn problemit se kush ka të drejtë, domethënë sa fletë u gjetën në një kuti, apo në një tjetër. Nuk i hyn themelit të çështjes. Pra, shqyrton vetëm kushtetutshmërinë. A ka qenë procesi i rregullt, konform gjithë procedurave që parashikon Kodi Zgjedhor, apo jo? Nuk ndryshon rezultatet. Nuk pengon shpalljen e rezultatit.  Procesi mbyllet, shpallet rezultati, del fituesi, fillon punën dhe më pas kur të shpallet vendimi, si të thuash, shohim e bëjmë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë fuqi prapavepruese. Nuk merret me këto histori, por thotë vetëm gjërat që vijnë në kundërshti me Kushtetutën. Mend për tjetër herë”, thotë Gjata.
I vetmi ndikim i Kushtetueses, sipas ish-kryetarit të KQZ-së do të jetë rekomandimi për të përmirësuar kodin, por për zgjedhjet e ardhshme.
“Sikur sot të fillojë Gjykata Kushtetuese do minimumi 6 muaj, por kësaj çështjeje nuk dijet se kur do t’i vijë radha. Nëse ajo nesër konstaton pakushtuetshmërinë, mund të shërbejë për të rregulluar ligjin”,thekson ai.
Deri në vitin 2001, Gjykata Kushtetuese ishte hallka pasuese e KQZ-së për shpalljen e rezultatit. Por vendimmarrjet e këtij institucioni për zgjedhjet kanë qenë sipas Gjatës, një njollë e zezë në historinë tij.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›