E Diel, 1 Nëntor 2026

“Procesi i numërimit të votave të kontestuara pritet të përfundojë brenda një kohe të shkurtër”

20-06-2011 / Gazeta 55

Flet përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike pranë KQZ-së, Njazi Kosovrasti

Hapja e 1793 kutive të votimit për të vlerësuar të gjitha fletët e kontestuara të hedhura në kutitë e gabuara për Bashkinë e Tiranës, rezulton një operacion administrative në përputhje me kodin zgjedhor dhe vendimin e marrë nga Kolegji më 13 qershor.
Ky është qëndrimi i përfaqësuesit ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti i cili sqaron se procedurat e ndjekura nga KQZ-ja , gjatë hyrjes dhe vlerësimit të 156 kutive të para të KZAZ-së nr 45, rezultuan të ligjshme dhe njëherazi të besueshme nga subjektet politike. “Ky ka qenë një proces që funksionoi për mua shumë mirë. Gjithçka ishte nën kontroll të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por kontrolli më i mirë ishte se në çdo tavolinë kishte dy përfaqësues, një të Partisë Demokratike dhe një të Partisë Socialiste me shumë eksperiencë që e njohin shumë mirë procesin. Besoj së në pjesën dërrmuese të rasteve në mirëkuptim kanë bërë gjetjen e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara, kanë bërë vlerësimin e tyre, kanë plotësuar tabelën tip të miratuar nga Komisioni i Zgjedhjeve të rezultateve dhe në përfundim të gjitha këto tabela janë tashmë të miratuara dhe pritet që mbi bazë të këtyre të bëhen ndryshimet në tabelat e para të rezultatit”, u shpreh përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti.
Nisur nga ritmi i ndjekur me 8 grupet e numërimit të ngritura nga KQZ-ja, Kosovrasti shprehet se procesi pritet të përfundojë Brenda një kohe të shkurtër.
Të shtunën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas miratimit të aktit që përcaktonte procedurat se si do të bëhej hapja e të gjitha kutive në 368 qendrat e votimit në Tiranë nisi nga puna për vlerësimin e 1793 kutive të pahapura më parë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›