Gjykata: Më 4 maj seanca për ankimimin e Fazlliç c
TIRANË - Gjykata e Tiranës ka caktuar datën 4 Maj për shqyrtimin e ankimimit të bërë nga biznesmeni boshnjak, Damir Fazlliç, lidhur me afatet e hetimit ndaj tij. Damir Fazlliç, i dyshuar për pastrim parash, ka kundërshtuar zgjatjen e mëtejshme të afateve hetimore ndaj tij nga Prokuroria e Tiranës, duke argumentuar se hetimet po zvarriten pa shkak. Çështja në fjalë, sipas shortit të hedhur në Gjykatën e Tiranës, do të shqyrtohet nga gjyqtari Gjin Gjoni. Hetimet ndaj biznesmenit boshnjak nisën në tetor të vitit 2008 nga Prokuroria e Tiranës, pas dyshimeve të ngritura ndaj tij për transaksione të dyshimta financiare në Shqipëri. Ndërsa, Prokuroria e Tiranës është në pritje të përgjigjeve të letër-porosive që ka dërguar në disa shtete mbi aktivitetin e biznesmenit Fazlliç. Gjatë kësaj kohe, Damir Fazlliç është paraqitur dy herë në Prokurorinë e Tiranës, ku mësohet se ka hedhur poshtë dyshimet e ngritura ndaj tij për transaksione të paligjshme financiare.
22 Prill 2009