E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sektori privat zë 85 për qind të PBB-së në ekonominë e vendit



Sektori privat po zë gjithmonë dhe më shumë vendin kryesor në zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, rezulton se sektori privat zë rreth 85 për qind të PBB-së. Struktura e ekonomisë shqiptare ka përcaktuar si potenciale të rëndësishme për një zhvillim të qëndrueshëm sektorët e shërbim-turizmit, bujqësinë, industrinë dhe ndërtimin. Në harkun e tre viteve u ul me 2,5 herë tatimi mbi fitimin, u ulën me dy herë tatimet mbi biznesin e vogël (nga 3% e xhiros në 1,5%), u ul taksa mbi punën e paguar nga punëmarrësit me 1/3 në 2006 dhe nga muaji maj kjo taksë ulet me dy herë krahasuar me nivelin e vitit 2005. Po kështu u ul me 2,5 herë taksimi mbi dividentin e aksioneve dhe norma maksimale e taksimit të të ardhurave personale, taksa doganore është ulur me 3 herë, janë hequr mbi 20 taksa nacionale dhe janë hequr ose ulur thelbësisht një numër i madh tarifash shërbimesh, përfshi dhe çmimin e energjisë elektrike për kompanitë. Të gjitha këto reforma bënë që vendi ynë të ketë barrën më të ulët fiskale për biznesin dhe në vitin 2008 u klasifikua si vendi me liritë fiskale më të mëdha në kontinentin tonë duke u vlerësuar si vend me 95 pikë nga 100 për liri fiskale.

22 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›