Kriza godet turizmin, agjencitë shqiptare ankohen për mungesën e prenotimeve
Mungesës së klientëve do t’i shtohet dhe shtrenjtimi i çmimeve. Paketat turistike këtë vit do të rriten nga 10-15 për qind
Ervin KOÇI
Kriza ekonomike globale nuk kishte si të linte pa prekur këtë vit edhe sektorin e turizmit. Të gjithë vendet e rajonit përfshi këtu edhe vendin tonë janë kapur tashmë nga ethet e frikës, se këtë vit do të ketë më pak të ardhura nga turizmi gjatë sezonit veror. Alarmin të parat e kanë dhënë agjencitë turistike në vend, të cilat parashikojnë ulje të ndjeshme të personave që do të kalojnë pushimet jashtë vendit. Sipas tyre, shqiptarët gjatë këtij sezoni veror, pritet të udhëtojnë më pak se vitet e tjera jashtë vendit për pushime verore, gjë që shihet dhe në faktin se ndryshe nga një vit më parë prenotimet këtë herë nuk kanë nisur. Por këtë frikë e kanë dhe njësitë akomoduese në vend, të cilat gjatë sezoneve të mëparshme kanë pritur e përcjellë qindra madje dhe mira pushues nga Kosova, Maqedonia, si dhe emigrantë shqiptarë nga vende të ndryshme të Europës. Megjithatë askush nuk e di se sa do të jetë fluksi i turistëve këtë vit, apo se sa do të ulet ai. Por parashikimet janë të zymta dhe e vetmja shpresë që i mban operatorët turistik vendas janë ata shqiptarë që do të detyrohen prej arsyeve ekonomike që pushimet ti kalojnë në vend. Megjithatë ndryshe nga të gjitha vendet e rajonit që po marrin masa edhe për minimizimin e pasojave të këtij problemi, në Shqipëri nuk ekziston asnjë strategji e veçantë që këtë vit të josh turistët e huaj, ose të paktën të mbajë brenda vendit ata që do të ngurojnë të harxhojnë para jashtë për pushime.
Fenomeni
Kriza ekonomike që po kalon ekonomia botërore dhe zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme elektorale në fund të muajit qershor, pritet të jenë dy faktorët kryesorë që parashikohet të ndikojnë në uljen e kërkesës së shqiptarëve për t'i bërë pushimet jashtë vendit. "Në kushtet kur vërehet një ulje e të ardhurave, ai që e pëson i pari është turizmi, pasi konsiderohet ‘shërbim luksi’, dhe është i pari që sakrifikohet", - shprehet administratori i një prej agjencive turistike më të mëdha që operojnë në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Aeroportit "Nënë Tereza", gjatë sezonit të vitit të shkuar, nga Shqipëria drejt destinacioneve si, Turqia, Egjipti, Tunizia, etj., fluturuan mesatarisht 12 avionë çarter në javë, me të cilët gjatë gjithë sezonit udhëtuan rreth 8400 pushues shqiptarë. Duke llogaritur edhe njerëzit që kanë udhëtuar me avionë linje, sipas Shoqatës Shqiptarë të Turizmit, numri i plotë i shqiptarëve që kaluan vjet pushimet jashtë vendit, shkoi në rreth 15 mijë. Shpresat që kjo shifër të përsëritet edhe këtë vit janë shumë të vogla. Me gjithë numrin e madh të agjencive që ofrojnë shërbime turistike në vend, jo më shumë se shtatë prej tyre kanë marrë përsipër të porosisin çarter për sezonin e këtij viti. Zakonisht, shumica e agjencive që marrin çarter, bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, duke ndarë vendet e avionit në raport me hapësirën që zënë në treg dhe numrin e pushuesve që parashikojnë të dërgojnë.
Shpenzimet
Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, një vit më parë, shqiptarët shpenzuan në udhëtimet e tyre për pushime jashtë shtetit, rreth 900 milionë dollarë, duke shënuar një rritje me 200 milionë dollarë në krahasim më vitin 2007. Nga ana tjetër, sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Turizmit, një familje prej katër personash, parashikohet të ketë shpenzuar rreth 2000 euro për një pakete 10-ditore. "Shuma mesatare e shpenzimeve për dy persona që kanë zgjedhur të shkojnë me pushime jashtë vendit, gjatë vitit 2008, ka qenë 1500 euro, ndërkohë që, një familje me dy fëmijë ka shpenzuar mesatarisht 2000 euro", - bëjnë të ditur përfaqësuesit e SHSHT-së. Të dhënat tregojnë se shpenzimet që bëjnë pushuesit shqiptarë jashtë vendit, janë shumë të larta në raport me të ardhurat mesatare për frymë në Shqipëri dhe renditin në shpenzimet më të shtrenjta edhe në rang rajoni. Për vitin 2008, Ministria e Financave raporton se, të ardhurat për frymë të shqiptarëve, në fund të vitit ishin 4200 dollarë. Kjo shifër është sa 22 për qind e të ardhurave mesatare të popullsisë së 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
22 Prill 2009