Heqja e vizave drejt finalizimit PE voton rezoluten

Komisioni i Brendshem i PE-se miratoi rezoluten me 49 vota pro dhe 2 abstenim. Me 7 tetor LIBE con dosjen per votim ne PE.
Shqiperia mundi te kalonte dje edhe proven e Komisionit per Lirite Civile Drejtesi dhe Punet e Brendshme ne Parlamentit Evropian i cili miratoi rezoluten per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen me 49 vota pro dhe 2 abstenim. Ne kete menyre i hap driten jeshile votimit te kesaj rezolute per heqjen e vizave brenda vitit 2010 ne Parlamentin Evropian e me pas nga ministrat e Brendshem te BE-se. Pas nje seance me dyer te mbyllura eurodeputetet e Komisionit te Puneve te Brendshme Drejtesise dhe Lirive Civile kane aprovuar raportin e Tanja Fajonit lidhur me heqjen e vizave afatshkurtra per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes. Behet fjale per nje mbeshtetje derrmuese pasi nga 50 eurodeputete te pranishem ne salle 48 kane votuar pro dhe vetem dy eurodeputete radikale kane votuar kunder. Parlamenti Evropian voton kete raport ne seancen plenare te 7 tetorit dhe dosja i kalon me pas ministrave te Brendshem qe japin vendimin perfundimtar ne 8 dhe 9 nentor.
Fajon PE po u heq vizat shqiptareve
Eurodeputetja Tanja Fajon u shpreh pas votimit se me miratimin e rezolutes komisioni po i dergon Shqiperise dhe Bosnjes nje mesazh te qarte. Ajo nuk fshehu kenaqesine per votimin e rezolutes. Jam e kenaqur qe koleget e mi te komisionit LIBE dhane nje mbeshtetje shume te madhe per vizat. Me kete mbeshtetje ne u cojme nje sinjal shume te forte qytetareve te Bosnjes dhe Shqiperise qe ne jemi gati qe te heqim regjimin e vizave. Une gjithashtu pres qe Parlamenti Evropian te votoje pozitivisht ceshtjen e vizave javen tjeter dhe qe pastaj shtetet anetare te ndjekin rrugen tone per ta perfunduar kete proces sa me shpejt qe te jete e mundur duke hequr vizat per te dyja vendet ne fund te vitit ose edhe me pare per periudhen e Krishtlindjeve sic u be edhe vitin e kaluar me tri vendet e tjera - deklaroi znj. Tanja Fajon. Eurodeputetja sllovene mendon se pas drites jeshile te Komisionit dhe Parlamentit Evropian edhe nese ka pasur nje ose dy shtete anetare qe jane pak te lekundura ato pritet ti thone lsquopo procesit. Une do te habitesha nese disa shtete anetare do te bllokonin procesin sepse ska arsye per kete. Eumlshte nje proces teknik. Komisioni thote qe kushtet teknike jane permbushur dhe mbi kete baze do te jete shume e veshtire per disa shtete qe te thone se ne nuk duam te heqim regjimin e vizave per njerin tjetrin ose te dyja vendet se bashku. Pra une pres qe ta mbeshtesin por sigurisht qe ne nuk flasim ende per nje proces te mbaruar pasi monitorimi vazhdon - deklaroi znj. Fajon.