E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Nderkombetare Penale vendos te leshoje urdherarrestin kunder Muammar al-Gaddafi-t

Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle ka pershendetur urdherarrestin e leshuar kunder pushtembajtesit libian Muammar al Gaddafi. Ne Berlin ai tha se vendimi eshte nje sinjal i qarte se diktatoret dhe dorasit e tyre nuk qendrojne jashte ligjit. Ndersa Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen beri fjale ne Bruksel per nje izolim gjithnje e me te dukshem te regjimit ne Tripoli. Ministri i Jashtem britanik William Hague kerkoi nga te besuarit e Gaddafit ta braktisin ate ose te dalin para drejtesise. Ne qendren e kryengritesve Bengasi vendimi i Gjykates Penale Nderkombetare u prit me brohorima dhe te shtena gezimi.

Bildunterschrift Kryeprokurori i Gjykates Nderkombetare Penale Luis Moreno-Ocampo

Kryegjyqtari Luis Moreno-Ocampo e akuzon Gaddafi-n per krime kunder njerezimit

Gjykata Nderkombetare Penale vendosi te henen 27.06.2011 te leshoje urdherarresti per kreun e shtetit te Libise Muammar al-Gaddafi. Kryeprokurori Luis Moreno-Ocampo akuzon Gaddafin per krime kunder njerezimit. Ai ka urdheruar personalisht sulmet kunder civileve tha Moreno-Ocampo i cili ka kerkuar leshimin e urdherarrestit edhe per djalin e Gaddafi-t Saif el Islam dhe kreun e sherbimit sekret libian. Lidhur me vendimin Fadi al Abdallah nga zyra e shtypit te Gjykates Penale u shpreh Behet fjale per nje urdherarrest i cili nuk eshte as mjet politik dhe as ndonje lloj mjeti tjeter presioni. Eumlshte thjesht nje vendim juridik i cili nuk ka lidhje me politiken aktuale. Persa i perket kohes pse tani jo me me pare kjo lidhet thjesht me punen e mire te gjykatesve te cilet kane marre kohen qe iu eshte dashur per te verifikuar provat qe iu jane paraqitur.

Autor L.Arapi dpa/reuter

Redaktoi V.Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›