Me e mira do te ishte nje proces ne Hage - Urdherarresti kunder Gadafit

Vendimi i gjykates se Hages eshte konsekuent dhe nje fitore per te drejtat e njeriut. Ne mes te majit kryeprokurori i ICC Luis Moreno-Ocampo leshoi urdherarrestin. Moreno-Ocampo paraqiti nder te tjera deshmi qe Gaddafi kishte urdheruar personalisht sulme ndaj civileve te paarmatosur. Regjimi i pushtetmbajtesit Muammar al Gaddafi sipas hetimeve te kryeprokurorit ka dhene urdher per te qelluar demonstruesit paqesore ne vende te ndryshme. Arrestimet torturat deri tek vrasjet kane qene per vite me rradhe mjetet e pushtetmbajtesit. Ne se perdhunimet masive nje akuze monstruoze kunder sistemit te Gadafit mbanin gjithashtu vulen e regjimit te tij despotik nuk eshte e qarte. Per kete organizatat per te drejtat e njeriut nuk kane qene deri tani ne gjendje te japin deshmi bindese.
Presioni ndaj Gadafit rritet
Dhe megjithate Akuzat te mbeshtetura ne prova kunder Gadafit dhe njerezve te besuar te tij bazohen ne analizate me shume se 1200 dosjeve dhe ne marrjen ne pyetje te me shume se 50 deshmitareve. Ato duhet te bejne te mundur denimin e udheheqesit te veteshpallur te revolucionit sipas normave te vlefshme nderkombetare.
Ne qofte se procesido te zhvillohet ndonjehere. Sepse urdherarresti eshte i zbatueshem politikisht vetem neqoftese rebelet fitojne. Prej gati tre vjetesh ekziston nje urdherarrest i ICC kunder presidentit sudanez Al Bashir per genocid. Por ai eshte ende ne pushtet. Me urdherarrestin nderkombetar rritet presioni ndaj Gaddafit per tu larguar nga Tripoli. Urdherarresti ushqen shpresen se sistemi i tij qe po tregon nderkohe te gjitha shenjat e erozionitdo te shkaterrohet plotesisht. Sic duket rebelet jane duke pergatitur nje beteje vendimtare per te marre Tripolin.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Daniel Scheschkewitz
Ngushtohen rruget e arratisjes
Rruget e mundshme te Gaddafit per te ikur ne vende te huaja jane ngushtuar me vendimin egjykateste Hages. Numri i vendeve qe do ta pranonin dhe ku ai do te ishte i mbrojtur nga zbatimi i ligjit nderkombetar eshte ngushtuar. Uganda per shembull ku Gaddafi ka pasuri te shumta dhe kontakte te mira bie si vend i mundshem emigrimi sepse ky vend bashkepunon megjykaten e Hages. Ndryshe qendrojne punet me Sudanin nje vend fqinj i Libise prej te cilit Gaddafi rekruton pa fund mercenare dhe ku ai mund te vendosej. Kudo qe te shkoje Gaddafi dhe te besuarit e tij te ngushte nga nje gje duhet te ruhen vendet e koalicionit ushtarak nderkombetar kunder Gadafit qe te zgjedhin per te nje vend emigrimi qe e mbron nga nje proces i Gjykates Penale Nderkombetare. Atehere do te vihej ne loje kredibiliteti gjithsesi i demtuar i perendimit.
Denimi i tij mesim historik
Nje proces para gjykates se Hages do te ishte me e mira edhe per Libine postrevolucionare. Mund ta mbronte vendin nga lincimi politik dhe nga lufta civile. Nje denim ligjor i krimeve qofte edhe jashte vendi do te ishte sigurisht me i dobishem per vendin dhe zhvillimin e tij demokratik se sa nje proces spektakolar politik. Ne Hage Gaddafit do ti kerkohej llogari me mjetet e shtetit juridik per shkeljet e te drejtave te njeriut. Ne vend te hakmarrjes hulumtimet serioze dhe ligji i se drejtes nderkombetare do te conin ne nje denim te drejte. Ky do te ishte nje sinjal per te gjithe tiranet e kesaj bote dhe mund ti sherbente nje dite si mesim Libise se cliruar.
Autor Daniel Scheschkevitz
Redaktoi Angjelina Verbica