Riformatimi i KQZ Topi Nuk nderhyj

Presidenti distancohet nga çdo lloj ndërhyrje dhe influence në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Kërkesës së opozitës për një riforatimim të këtij institucioni para zgjedhjeve kreu i shtetit i përgjigjet duke kujtuar 21 prillin e 2008-s kur me shumicë votash emërimi i anëtarëve i kaloi dy partive kryesore.
“Në momentin e aprovimit të ndryshimeve kushtetuese ka pasur ovacione dhe brohoritje nga të dy palët që përjashtuan institucionet e tjera. Fakti që e kanë pranuar ta ndërtojnë në mënyrë të tillë, këtë karakter bipartizan bën të mundur vetëm zgjdihjen nëpërmjet tyre. Absolutisht asnjë lloj ndërhyrje tjetër për një influencë të mundshme. Jo, është jashtë çdo lloj kompetence të presidentit. Është një çështje e partive” tha Topi.
Bamir Topi, ashtu si homologu Pacolli, u deklarua pro zgjedhjes popullore të presidentit. Por në një klimë politike inati, sipas tij, çdo lloj propozimi i tillë mund të keqkuptohet dhe refuzohet.
“Në terrenin politik shqiptar, kur ti hedh një opsion, tentohet të realizohet një politikë negativiste. Pra, mjafton të thuash një opsion dhe ndoshta të tjerë të bëjnë të kundërtën. Kjo nuk është në interes përsonal individual” tha Topi.
Presidenti Topi kujtoi liderve politikë që 8 maji po afron, datë e cila sipas tij larg cdo lloj mundësie është e ndryshueshme.
Elona Gjylmi