Obama kryeson

Anketat e fundit tregojnë se mbështetja për Presidentin Obama është rritur në disa shtete të pavendosura, shtete që zakonisht përcaktojnë me votat e tyre se cili kandidat fiton në zgjedhje presidenciale me diferencë të ngushta.
Një anketë e re e televizionit NBC dhe gazetës Wall Street Journal tregon se presidenti ka një epërsi të lehtë ndaj Mitt Romneyt, 47 për qind përballë 44 për qind. Por diferenca është statistikisht jo përcaktuese. Anketa tregon gjithashtu se Presidenti e ka zgjeruar epërsinë ndaj Romneyt në shumë nga shtetet ku po bëhet lufta më e ashpër, ku kandidatët pritet ta përqendrojnë fushatën.
Një anketë e Universitetit Quinnipiac në tre shtete tregon se Obama do ta rrisë epërsinë ndaj rivalit republikan në javët e ardhshme, pavarësisht nga shenjat në rritje të një rritjeje të pamjaftueshme ekonomike.
“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, Presidenti Obama do të fitonte në Florida, Ohajo dhe Pensilvani, prandaj pothuajse me siguri do të rizgjidhej. Askush nuk është zgjedhur president që nga viti 1960 pa fituar në dy nga tre prej këtyre shteteve. Dhe aktualisht Presidenti kryeson në të tri shtetet”, tha Peter Brown, një nga autorët e anketës.