Dukagjin, ekzekutohet me armë zjarri një 49-vjeçar
Gjakmarrja dyshohet se i ka marrë jetën një 49-vjeçari nga Dukagjini. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vuksanaj, të Komunës Shalë, në Dukagjin.
Sipas policisë së Shkodrës, viktima është shtetasi Marash Tonaj, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna për autorin e krimit. Policia është njoftuar nga banorët e zonës dhe menjëherë ka dërguar një grup hetimor drejt vendit të ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e vrasjes së 49-vjeçarit.
Mësohet se viktima është i afërm i ish-kryetarit të komunës Shalë, Ded Tonaj, i cili aktualisht mban detyrën e drejtorit të rrugëve rurale në Shkodër.
12 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)
Dukagjin, ekzekutohet me armë zjarri një 49-vjeçar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip