Gjykata: Selimi nuk do ekstradohet ne SHBA
Tirane - Gjykata e Apelit rrezon kerkesen per ekstradimin ne SHBA, te te pandehurit te procesit “Kompas”, Arjan Selimi, i njohur dhe si i dashuri i kengetares e prezantueses Inis Gjoni. Ne vendimin e djeshem, qe eshte marre nga kjo gjykate, deklarohet se Selimi, qe mban dhe emrin Armando Andoni, nuk do te dergohet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pavaresisht marreveshjes dypaleshe, per shkak se eshte ne proces ne vendin tone. Selimi akuzohet nga FBI-ja amerikane se eshte i perfshire ne trafik nderkombetar droge. Po keshtu, edhe nga drejtesia shqiptare, qe gjate pretences ka kerkuar 16 vjet heqje lirie per te dyshuarin.
R.C