Grabitja e “Brrakes”, kerkohen 5 vjet burg
Tirane - Prokuroria e Tiranes kerkon ne pretencen e saj 5 vite burg per Elis Deden, punonjesin e akuzuar per grabitjen me arme te 17 milione lekeve te distributorit te karburanteve “Brraka”. Ngjarja ka ndodhur dy vjet me pare ne kryeqytet, afer kryqezimit te “21 Dhjetori” dhe ne pranga si i dyshuar u vu 21-vjecari qe kishte bashkepunuar me dy persona te tjere ne kete krim. Sipas organit te akuzes, i pandehuri eshte fajtor per grabitjen e xhiros ditore te firmes ”Brraka”, te cilat do t’i dorezonte ne banke.