Gjykata, arrest me burg për rivalin e Berishës
08/09/2009 Begu: Unë kam qenë në Itali gjatë kohës kur ju më akuzoni, s’kam lidhje
Ai ka akuzuar drejtësinë se është duke i shkatërruar familjen dhe punën e tij
TIRANË - Kastriot Begu, ushtari i bandës së Durrësit mohon akuzat në gjykatë. Dje Gjykata për Krime të Rënda i komunikoi akuzat të pandehurit Kastriot Begu. Akuzohet për pjesëmarrje në bandë kriminale dhe kryerje të krimeve në këto banda. Ndërsa ka në akuzë edhe tentativën për vrasjen ndaj kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berishës. Kastriot Begu dje ka mohuar akuzat. Para gjykatës ai është shfajësuar.“Më shkatërruat familjen. Unë gjatë kohës për të cilën ju më akuzoni kam qenë në Itali. Nuk kam lidhje fare me këto që po më thoni”. Ky është deklarimi që bëri dje para gjykatës Kastirot Begu, një prej pjesëtarëve të bandës së Durrësit, shokë i ngushtë me Indrit Doklen. Ishte prokurori Behar Dibra ai që i kërkoi gjykatës të lërë në fuqi vendimin e marr në mungesë për Kastriot Begun, “arrest me burg”. Gjykata në fund pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve vendosi ta lërë në burg të pandehurin duke e lajmëruar edhe për seancat gjyqësore që janë duke u zhvilluar kundër tij dhe shokëve të grupit. Begu akuzohet se së bashku me Indrit Doklen kanë planifikuar të vrasin Lulzim Berishën. Prokurori është shprehur se Begu i ka bërë atentat Berishës dhe më pas kanë braktisur armët e janë larguar. Kastriot Begu deri tani është gjykuar në mungesë. Ai u shpall në kërkim menjëherë pas arrestimit të shokëve dhe vendosjes nga gjykata të masës së sigurimit personal. Begu u ekstradua disa ditë më parë nga shteti fqinj Italia. Ai u arrestua me kërkesë të drejtësisë shqiptare falë bashkëpunimit të Interpolit të dy vendeve. Por dje para gjykatës, Begu ka akuzuar drejtësinë se është duke i shkatërruar familjen dhe punën e tij. Ai është shprehur se ka qenë njeri i punës dhe asnjëherë nuk është marr me vrasje dhe pjesëmarrje në grupe kriminale.