E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata britanike vendos: Asanzh të ekstradohet!

Dy gjykatës në Gjykatën e Lartë të Londrës vendosën se duhet të çohet në vend vendimi i mëparshëm i një gjykate për ekstradimin e të akuzuarit.

Autoritetet suedeze  kërkojnë ekstradimin e Asanzhit në mënyrë që të përballet me akuzat e përdhunimit të një gruaje dhe ngacmimit seksual dhe detyrimit të një tjetër gruaje në Stokholm, më shumë se një vit më parë.

Avokatët mbrojtës të Xhulian Asanzhit thonë se do të apelojnë në Gjykatën Supreme. Ata tashmë kanë vetëm 14 ditë kohë për të paraqitur çështjen në këtë gjykatë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-02 11:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›