Vendorët: Të ndryshojë sistemi
16/01/2012 Vëzhguesit vendorë dorëzojnë pranë Komisionit për Reformën Zgjedhore paketën e tyre të propozimeve për ndryshimin e Kodit
Koalicioni i vëzhguesve vendorë i propozon Komisionit për Reformën Zgjedhore që të bëjë ndryshimin e sistemit aktual. Kështu, kërkesës së partive të vogla për aplikimin e sistemit proporcional-kombëtar i bashkohet dhe Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë. Mënyra se si ka nisur procesi i reformimit zgjedhor ka shkaktuar pakënaqësi gjatë këtyre ditëve te partitë e vogla lidhur me kërkesën e tyre për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në takimin e parë për këtë vit me krerët e Opozitës së Bashkuar kreu i PS-së, Edi Rama, ka garantuar krerët e majtë se PS-ja mbështet kërkesën për ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor, por sipas tij kjo mbetet në vullnetin e mazhorancës qeverisëse për të bërë të mundur realizimin e një kërkesë të tillë. Ndërkohë përpos kësaj mbështetjeje kreu i PS-së ka kërkuar nga aleatët e tij që kjo kërkesë të mos kushtëzojë ecurinë e punimeve për hartimin e reformës së re zgjedhore.
Një tjetër kërkesë e vendorëve në rekomandimet e dërguara pranë Komisionit për Reformës Zgjedhore është ripërfshirja në Kushtetutë të formacionit të KQZ-së. “Përfshirja në Kushtetutë e një sërë elementesh të rëndësishme, siç janë sistemi zgjedhor dhe mënyra se si do të përfaqësohet KQZ-ja. Sjellim një sistem të ri proporcional-kombëtar me lista të hapura”, - u shpreh dje për mediet Gerta Meta, kryetare e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë. Një risi që Koalicioni i Vëzhguesve sjell për reformën zgjedhore është dhe votimi dixhital. Nën shembullin suedez, propozohet që në fletë të shënohet nëpërmjet një stilolapsi që do të skanojë fletën. “Aksesi që jep stilolapsi dixhital është se e skanon votën e votuesit dhe mund ta printosh që të bësh paralelizmin se si ka qenë fleta në fillim dhe si ka përfunduar në kutinë e votimit pasi të numërohet, pasi ne jemi dëshmitarë duke thënë se në kuti futen duar, shtohen fletë votimi. Duhet të jetë një rezultat paraprak, por kjo nuk do të thotë se është rezultati final”, - theksoi ajo. Vëzhguesit vendorë që monitorojnë zgjedhjet që prej 2009-s, propozojnë gjithashtu lexuesin dixhital të kartave të identitetit. Kjo aparaturë, sipas tyre, do të shmangë votimin e shumëfishtë nga i njëjti person.
Ngërçi për presidentin e ri
Çountis: Zgjidheni pa ndërkombëtarët
Parlamenti Europian e shikon me dyshim debatin e fundit të politikës shqiptare për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. PE-ja u bën apel palëve që të mos hapin një tjetër ngërç midis tyre, i cili do të përkeqësonte situatën. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikolaos Çountis, theksoi dje se “Shqipëria ka mjaft probleme dhe një tjetër i kësaj natyre do të ishte i panevojshme”. Çountis bëri të qartë se zgjedhja e presidentit është një çështje që i takon popullit shqiptar dhe nuk duhet të ndërhyjnë faktorë të jashtëm. “Përcaktimi se cili do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit dhe si do të zgjidhet ai është një çështje që i përket popullit shqiptar, forcave politike shqiptare dhe do të ishte më mirë që për këtë çështje të mos ndërhynin faktorë të jashtëm. Me pak fjalë, është një procedurë që duhet të ndërmerret në mënyrë transparente e demokratike duke u bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë. Uroj të zgjidhet në mënyrën më të mirë, që të evitohet krijimi i një problemi tjetër politik, i cili mund të përkeqësonte situatën politike në vend”, -tha dje Çountis. Në prononcimin e tij për mediet shqiptare zyrtari i lartë i Parlamentit Europian shpreh vlerësim për qëndrimin e moderuar të Presidentit Topi dhe uron që edhe pasardhësi i tij të përmbushë rolin e tij sipas asaj që përcaktohet në Kushtetutë. “Uroj që dhe presidenti i ardhshëm të mund të përmbushë rolin e tij në baze të asaj që parashikon Kushtetuta”, - tha Çountis.