Rikthehet në Kuvend debati për ligjet me 3/5-at
16/01/2012 Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e parë plenare për vitin 2012
Palët do të debatojnë ashpër për përfshirjen në kalendarin e punimeve të ligjeve me shumicë të cilësuar
Parlamenti pasditen e sotme do të mblidhet në seancën e parë plenare për 2012-n. Çelja e sesionit të ri parlamentar pritet të zhvillohet me debate mes mazhorancës dhe opozitës, ku pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për kalendarin trejavor të punimeve këto debate pritet të jenë të ashpra. Sot pritet të mësohet dhe fati i marrëveshjes PD-PS të fundvitit të kaluar, që u cilësua me shumë bujë si “rikthimi i normalitetit në jetën politike shqiptare”.
Seanca e sotme
Seanca e parë plenare e sesionit të ri është lajmëruar të mbahet në orën 17:00 të pasdites së sotme. Dhe ashtu si në çdo fillim sesioni, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, do të mbajë fjalën përshëndetëse, ndërsa pas kësaj pritet diskutimi dhe miratimi i kalendarit trejavor. Të enjten e kaluar, sipas njoftimit zyrtar nga Kryesia e Kuvendit, u miratua kalendari i punës, ku janë përcaktuar dhe kalimi për diskutim i ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash, sipas marrëveshjes së 14 nëntorit 2011, të miratuar me konsensus nga të gjitha grupet parlamentare. Nga ana e saj opozita kërkoi që të mos përfshiheshin ligjet me 3/5-at në kalendar, duke kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e tyre. Por mazhoranca e cilësoi propozimin e socialistëve si cenim të konsensusit të arritur 14 nëntor të vitit të kaluar.
Debati PD-PS
Ligjet që kërkojnë 84 vota në Kuvend dhe që pritet të jenë pjesë e debatit të sotëm parlamentar janë Kodi Civil, ai Penal dhe ligji për Gjykatën Administrative. Pakti mes PD-së dhe PS-së për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe miratimin e ligjeve me 3/5-at është cenuar rëndë në mbledhjen e së enjtes të kryetarëve të grupeve parlamentare. Debati përfundoi me braktisjen e punimeve të Konferencës nga ana e opozitës, pa miratuar kalendarin e punimeve të Kuvendit. Pas daljes nga mbledhja kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi, u largua pa dhënë asnjë shpjegim për këtë qëndrim të papritur të përfaqësuesve të opozitës në Kuvend. “Për shkak të refuzimit të përfaqësuesve të PS-së për të filluar punën me këto projektligje Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e ri të punës pa konsensus”, - njoftoi zyra e shtypit e Kuvendit të enjten e kaluar. Në përfundim të Konferencës nënkryetari i grupit demokrat Edi Paloka u shpreh: “Zoti Ruçi kërkoi në Konferencë heqjen nga kalendari të ligjeve me tri të pestat. Për ne përbën shqetësim, sepse në bazë të marrëveshjes së realizuar më 14 nëntor është kërkuar që këto kode të kalojnë. Sigurisht që nuk ka konsensus në seancë, por ata ishin kundër. Kërkuan heqjen nga kalendari të kodeve, për të cilat është arritur një marrëveshje.” Këto deklarata sollën më pas reagimin e Partisë Socialiste. Në emër të grupit parlamentar të PS-së sekretari Taulant Balla u shpreh se “të gjitha këto projektligje janë prej kohësh tashmë pjesë e punës së përditshme të përfaqësuesve socialistë në Komisionin e Ligjeve, të cilët po përgatitin qëndrimin tonë në atë komision për secilin nga projektet e paraqitura nga qeveria”. Në emër të grupi socialist deputeti Balla deklaroi se “ngutja e mazhorancës dhe arbitrariteti në vendimmarrjen e Konferencës së Kryetarëve nuk e justifikojnë qëllimin e përbashkët për ta mbyllur këtë proces në mars”.
Rendi i Ditës
1. Hapja e punimeve të Kuvendit për sesionin VI të legjislaturës XVIII.
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare.
3. Miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 16 janar–24 shkurt 2012.
4. Miratimi i kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 16 janar–3 shkurt 2012.
Ligjet me 3/5-at
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 «Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar.”
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994 «Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë», i ndryshuar.”
7. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8653, datë 31.07.2000 «Për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë», i ndryshuar.”
8. Projektligji “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative.”