Në krye të klasifikimeve, Vasco dhe Adele
Vasco Rossi me këngën Vivere o Niente dhe këngëtarja Adele me këngën Someone like You, janë më të kërkuarit, përkatësisht sa i takon klasifikimeve të disqeve dhe shkarkimeve të këngëve në vitin 2011.
Nga albumet, dominon muzika italiane me shtatë artistë nga dhjetë në total. Më të kërkuarit janë Vasco Rossi, Jovanotti, Laura Pausini, Gianna Nannini, Tiziano Ferro, Zucchero.
Ndërsa sa i takon anës tjetër të medaljes, duke u ndalur tek artistët britanikë qëndrojnë në krye Adele, Michael Buble dhe Coldplay.
Mesa duket, këngëtarja e mirënjohur britanike Adele i është rikthyer sërish dashurisë së vjetër me më shumë dëshirë dhe pasion. Ajo që ishte çmendurisht e dashuruar me ish-të dashurin e saj, këngët e se cilës i dedikoheshin atij, rigjen dashurinë, por dhe forcën për të korrur sukses të padiskutueshëm.