E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt për tokat në bregdet, përplasen palët

02/03/2010 Vlorë, “ngatërron” sërish ligji 7501

VLORE- Zona e ujit të ftohtë është kësaj here molla e sherrit mes dy pretendentëve për pronar. Aktualisht në zonën pranë vilave qeveritare, në ujë të ftohtë në Vlorë është dhënë një leje ndërtimi, e cila ka shkaktuar konflikt palësh. Nga njëra anë janë pronarët që e kanë përfituar këtë tokë me 7501 dhe nga ana tjetër janë personat që kanë përfituar lejen e ndërtimit. Realisht toka në fjalë figuron të jetë në procese gjyqësore mes palësh, ndërkohë që ndërtuesit kanë kufizuar hapësirën prej rreth 45 mijë m2 tokë në total, e ndarë në parcela mes ish punëtorëve të NB Frutore Vlorë, vendosja e llamarinave dhe e një porte hekuri në hyrje të pronës, duke penguar kështu pronarët që e kanë me 7501 tokën, e që ende janë në proces gjyqësor të hyjnë në pronë është bërë gjatë fundjavës, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së institucioneve përkatëse. Sot paradite në vendin e njohur pranë vilave ka nisur konflikti i ashpër mes palësh. Nga njëra anë familjet e ish-punonjësve të NB Vlorë dhe nga ana tjetër investitorët e ndërtuesit që presin të fillojnë zbatimin e lejes së ndërtimit për kompleks pallatesh 4-5 katesh.

Konflikti nga debate me fjalë ka denigruar në sharje e grushte. Ka qenë ndërhyrja e policisë, e cila ka stabilizuar disi situatën dhe ka kryer shoqërimin në komisariat të palëve të përfshira në konflikt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›