Katër elemente të psikozës së humbjes, që përkthejnë humbjen e Edi Ramës
Ka te pakten kater elemente qe shfaqin qarte psikozen e humbjes se Edi Rames ne zgjedhjet e aferta.
Se pari, mospërfshirja e tij ne listen e deputeteve te PS eshte tregues i qarte i te qenurit koshient për humbjen e pritshme. Ballafaquar me humbjen, Rama zgjedh ate më të voglen, duke mbajtur gjithsesi nje pushtet absolut dhe autokratik sic eshte ai i kryetarit te Bashkise Tirane, nje vend pune qe siguron shuma te majme per shkak te dhenies se lejeve te ndertimit ne menyre klienteliste (anëtarëve te KRT Tirane qe i ka edhe ne kryesi te PS), si dhe te kundraligjshme (leje ndertimi ne lulishte, apo leje ndertimi Dash Pezës mbi rruge publike).
Se dyti, bie ne sy mungesa e programit elektoral, ose së paku fshehja nëse e ka një program. Asnje, as edhe ithtaret e tij ne PS, nuk di te thote a ka PS-ja program dhe çfare ofron ai ne shifra konkrete. Rama po e bën si gjëagjëzë: “Kam program, s’kam program” apo “Kam program, por nuk e tregoj”. Ne mungese te programit dhe të shifrave, gjithe ithtaret e Rames ne te njëjtën llogore po bejne veç llogje per politike te re, kur nuk dine ç’do ofrojne, duke u perpjekur nga ana tjeter te bejne zhurmuesin duke shkuar deri ne mashtrime ordinere (psh. stisja e raporteve nga kandidatet per deputet te PS dhe paraqitja e tyre ne mediat e kontrolluara nga Rama si raporte te BE-së), ne perpjekje per te zbehur arritjet domethënëse te vendit keto kater vite.
Tregues tjeter i psikozes se humbjes jane spotet negative qe po shfaq ne TV. Nderkohe qe ka tri vjet qe tregon perralla per program qeverises qe kinse e ka hartuar me te huaj, PS nuk paraqet asnje shifer, as nuk e publikon ate program qe pretendon te kete, duke e bere te gjithe diskutimin si tymnajen e Planit Urbanistik te Tiranes qe e ka premtuar qysh ne vitin 2000 dhe ende pas 9 vitesh nuk e miraton. Spotet negative reflektojne trishtim ne nje fushate elektorale, pasi nuk matesh me pune apo nuk je i besueshem ne çfare premton dhe zgjedh te hedhesh ne treg shashka me shprese per te krijuar tym dhe per te perfituar nga amullia. Negativizmi mund te jete edhe sugjerim i konsulentit te Rames, me te cilin ndajne menyren e jeteses (A. Finkelstein), i cili njihet haptas ne Amerike veç per fushatat negativiste, me e fundit nder to ishte “Say No to Her!” drejtuar kunder kandidaturës së Zj. Clinton per Presidente. Gjithsesi, fushata negative ne rastin me te mire mund te bëjë tymnajë, por assesi nuk ngjall besim per fitore.
Se katerti, lista e kandidatëve te PS paraqet disa te meta thelbesore, qofte ne kandidimin e figurave të ndryshme trafikantësh (Doshi), qofte ne kandidimin e ndertuesve qe kane leje ndertimi ne toka publike (Doshi, Fidel Ylli, Dash Peza), dhe qofte ne kandidimin e grave të anetarëve te KRT-së së Tiranës (Shkreli). Kandidaturat pa lidhje te caktuara ne shume qarqe demotivojne qartazi deri edhe anetaresine e PS. Nje shembull i kesaj u paraqit ne Korce kur nje TV lokal i tregoi Rames sesi 4 kandidaturat e para te listes së PS ne Qarkun e Korçës nuk kane asnje lidhje me Korçen apo Pogradecin: Blushi dhe Majko jane me origjine nga Kolonja, por lindur dhe rritur ne Tirane, Mrika Kodheli me origjine nga Dukagjini, por lindur e rritur ne Tirane, kurse Arbër Ahmetaj është me origjine nga Tepelena, por lindur dhe rritur ne Tirane.
Të gjithë keto tregojne qarte se Rama e dinte humbjen ne zgjedhje, ndaj nuk perfshiu emrin ne listen e deputetëve, dhe perkunder kesaj, po pompon G99 - nje grupim hajdutesh te vegjel per t’i pasur prane vetes nese nuk ka te ardhme ne PS pas zgjedhjeve.
...