Gjykata dënon gjahtarin italian,ekzekutoi një fëmijë në Lushnjë
TIRANE - Vrau një adoleshent teksa gjuante në Lushnjë, Gjykata e Lartë dënon me 3 vjet gjahtarin italian. Kolegji penal pesë anëtarësh i Gjykatës së Lartë, ka vendosur pak kohë më parë të linte në fuqi vendimin e Gjykatës së Lushnjës, ndërsa ka rrëzuar vendimin e Apelit të Vlorës, sipas të cilit italiani Evelino Casara është shpallur i pafajshëm. Ngjarja për të cilën u dënua italiani ka ndodhur më 17 tetor kur ky, i shoqëruar nga adoleshenti Klevis Bilçari, të cilin e kishte pajtuar si ndihmës kundrejt pagesës 10 euro dita, ka shkuar të gjuajë në fshatin Gjazë, komuna Krutje e Lushnjës, pranë arave të banorit Lirim Abdurrahmani. Teksa po gjuanin aty, italiani Casara dhe adoleshenti Bilçari aty ka ardhur Bledar Abdurrahmani, bashkëmoshatar i Bilçarit, i cili ka nisur të punojë te ara e vet. Italiani ka qëlluar drejt tij duke e lënë të vdekur, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka arrestuar adoleshentin Bilçari, i cili fillimisht ka marrë fajësinë. Pak orë më vonë italiani është larguar nga Shqipëria, ndërsa Prokuroria dhe Gjykata e Lushnjës, pas tre vitesh kanë nxjerrë të pafajshëm adoleshentin dhe kanë dënuar italianin me tre vjet burg për vrasje nga pakujdesia. Apeli i Vlorës e ka shpallur të pafajshëm atë, ndërsa Gjykata e Lartë pas ankesës së prokurorisë dhe familjarëve të të dëmtuarit kanë vendosur të prishin vendimin e Apelit duke lënë në fuqi atë të faktit. por edhe pas kësaj italiani ndodhet në vendin e vet dhe ka pak mundësi të arrestohet dhe të dërgohet për të vuajtur dënimin që i kanë dhënë autoritetet shqiptare të drejtësisë. fa.ma.