Shkon per peshk, mbytet ne Osum
BERAT- Pasioni per peshkimin i ka kushtuar shtrenjte nje 45-vjecari nga fshati Morave i Beratit. I shoqeruar nga vellai i tij, Luan Hajdari ka zbritur mbremjen e se enjtes ne lumin Osum, rrjedha e te cilit kalon shume prane shtepise ku dhe banon. Qellimi ka qene mbledhja e rrjetave te hedhura per peshk, por pikerisht kur ka hyre ne ujin e ftohte, forca e rrymes e ka marre me vete. Vellai nuk ka mundur dot qe t'i vije ne ndihme, duke njoftuar me pas familjaret dhe policine. Vetem mengjesin e djeshem, trupi i babait te dy femijeve u gjet nga palombaret e RENEA-s afer Ures Vajgurore, vetem pak kilometra poshte vendit ku dhe ishte mbytur. Policia qe nisi hetimet per ngjarjen, e cilesoi nje aksident, ndersa mori ne pyetje edhe vellain e te ndjerit.
Dy vellezerit kishin shkuar shume prane fshatit Veterrik, qe ndodhet ne krahun tjeter te lumit Osum. Rrjetat mesohet se ishin hedhur gjate dites se enjte dhe do te mblidheshin ne mbremje. "Ne nje moment, Luani eshte ngaterruar me rrjeten e peshkimit dhe rrjedha e forte e ka marre me vete. U perpoqa t'i vija ne ndihme por nuk munda", ka deshmuar vellai 40-vjecare i te ndjerit, gjate hetimeve. Teksa trupi rrembehej nga uji i lumit Osum, ai ka njoftuar policine dhe te afermit, qe gjithe naten kane kerkuar pergjate rrjedhes, deri ne Uren Vajgurore. Eshte dashur nderhyrja e palombareve te RENEA-s qe oret e para te mengjesit, trupi te zbulohet ne qytetin e Ures Vajgurore, ku kalon edhe shtrati i lumit. Burime zyrtare te policise thane se kufoma u gjet ne oren 10:00 dhe u dergua ne morgun e spitalit per ekspertize. Ekspertet mjeko-ligjore thane se nuk ka pasur asnje shenje dhune ne trup dhe vdekja, ka ardhur si pasoje e mbytjes se 45-vjecarit ne uje.
E. Hazizolli