E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit, hedh poshtë KLD-në për çështjen "Delijorgji"

Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke kthyer në punë tre gjyqtarët e Durrësit të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre. Trë gjyqtarët, Ylli Minka, Naum Pajo dhe Shaqir Gradica,u shkarkuan nga detyra në qeshor te vitit 2008-të, pasi dhanë vendimin se Mihal Delijorgji nuk kishte kryer evazion fiskal. Delijorgji i cili është edhe administratori i firmës Albdemil, u padit asaj kohe nga dogana e Durrësit për evazion si adiministrator i firmës "Perparimi sh.a", ku i kishte shkaktuar shtetit shqiptar dëmin e 1,2 milionëdollarëve me kontrabandën e hekurit. Mihal Delijorgji aktualisht është i arrestuar si përgjegjës për tragjedinë e ndodhur më 15 mars në Gërdec, kur nga shpërthimi i fabrikës "Alba Demil", mbetën të vdekur 26 persona dhe u shkterrua një fshat i tërë. Tre gjyqtarët e shpallen të pafajshëm Delijorgjin për evazion fisakal këshu që , Këshilli i Lartë i Drejtësisë i akuzoi tre gjyqtaret e Durrësit për shpërdorim detyre, duke i shkarkuar nga puna. Çështja ishte dërguar në Gjykatën e Lartë , çka ka dhënë pafajsinë gjyqtarve të Durrësit duke I kthyer sërish në detyrë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›