Bogdani: Rama i lidhur me sigurimin e shtetit
TIRANE- Partia Demokratike ka hedhur sërish akuza për kreun e Partisë Socialiste në opozitë Edi Rama, si të lidhur me sigurimin e shtetit në kohën e komunizmit.
Zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani deklaroi duke komentuar botimet në shtypin e përditshëm, se Edi Rama fiton një mbiemër të ri, “lustraxhiu” i sigurimit te shtetit.
“Sot shtypi i përditshëm boton dokumente autentike te cilat faktojnë Edi Ramen si lustraxhiun e sigurimit te shtetit. Skicat dhe zhgaravinat e tij të botuara sot, të periudhës së rinisë së tij, nuk janë marrë nga gazeta e kontrolluar e Lidhjes së Shkrimtareve por nga revista e sigurimit të shtetit. Kështu Edi Rama ilustron ne këtë revistë me skicat e tij, luftën kundër diversantëve, kundër imperializmit amerikan dhe armikut të klasës”-theksoi Bogdani në një prononcim për mediat
Bogdani bëri të ditur gjithashtu se në ditët në vazhdim do të botohen dokumente të tjera për lidhjen e z.Rama me sigurimin e shtetit, "derisa z.Rama, për shkak edhe të ligjit të dosjeve, të ndahet njëherë e mirë me politikën shqiptare".
(e.n/ Balkanweb )