Baliaj: Kufiri, "sitë" për kapjen e drogës
Fundviti i 2008-ës dhe fillimi i 2009-ës ka shënuar ngarkesën më të madhe në pikat e kalimit kufitare të viteve të fundit. Sipas Argron Baliaj specialist në departamentin për kufirin dhe emigracionin, pika e kalimit kufitare gjatë kësaj periudhe kanë pasur një ngarkesë të madhe duke e krahasuar me vitete e tjera, ku kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 450.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Pikat më të ngarkuara kanë qënë Kakavija , Kapshtica dhe rinasi. "Policia kufitare ka hapur tw gjitha sportelet në mënyrë që mos të krijohen radhë të gjatë", tha baliaj. Sipas Agron Baliaj në kohët e festave këto janë në shinjestwr të strukturave kriminale, për të trafikuar lënde narkotike, por polcia ka qënë mjaft e vemendshme, duke bërë kontrolle te imtesishme gjatë hyre daljve te individve dhe makinave. Gjatë festive ka pase disa tentative për të kaluar lënde narkotike përtej kufirit shqiptare , ku janë sekuestruar 215,4 kg kanabis sativa me 28-të dhjetor të 2008-ës në fshatin Ftele, dhe 96 kg hashash në daten tre janar të këtij viti në Pepel të Kakavijës. Baliaj është shprehur se piakat e kalimit kufitar përdoren edhe si sitë , ku bëhët edhe kapja e përsonave të shpallur në kërkim nga policia, në përiudhën para dhe mbas festave janë kapur në pikat e kalimeve kufitare gjithsej 26-të persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale .