E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takim me ambasadoren Çeke

Kryeministri i vendit Sali Berisha ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadoren Çeke në Tiranë zonja Marketa Fialkova. Kjo vizitë vjen pas marrjes së presidencës së radhës të Bashkimit Evropian nga ana e Republikës Çeke. 

TIRANE- Me rastin e marrjes së Presidencës së radhës të BE-së nga Republika Çeke kryeministri Berisha priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Çekisë në Tiranë, znj. Marketa Fialkova. Berisha i shprehu ambasadores Fialkova mirënjohjen për mbështetjen, që qeveria e Republikës Çeke si Presidenca e radhës e BE-së po i jep Shqipërisë, duke theksuar se integrimi europian është dhe mbetet projekt madhor kombëtar dhe një ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare. Ai i theksoi gjithashtu Ambasadores
Fialkova se, së shpejti, qeveria shqiptare do të paraqesë kërkesën e saj për statusin e kandidatit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryediplomatja Çeke në Tiranë nga ana e saj theksoi se Presidenca Çeke e BE-së do ti kushtojë një vëmendje të veçantë dhe do të mbeshtesë hapat e mëtejshëm për integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Më tej, znj. Fialkova i dorëzoi Kryeministrit Berisha programin e punës me përparësitë dhe fushat ku do të fokusohet vëmendja e Presidencës Çeke të BE-së ne muajt ne vijim. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›