E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër- rrëshqitjet e dheut, rrezikojnë disa lagje

Si rezultat i rrëshqitjeve të dherave dhe motit të keq, disa lagje në Gjirokastër rrezikojnë të shemben nga dita në ditë. Një vëzhgim i specialistëve në terren kanë evidentuar këtë problem, i cili mbetet tepër shqetësues nga banorët. 

GJIROKASTËR- Moti i keq me shira të vazhdueshme në jug të vendit ka bërë që gjatë këtyre ditëve, të dalë në pah problematika e zonave të rrëshqitshme në qytetin e Gjirokastrës. Një vëzhgim i specialistëve pranë Bashkisë konfirmon se më problematik në këtë aspekt mbetet lagja “Kodra e Shtufit”, “11 janari” dhe zona pranë postobllokut në lagjen “Punëtore”. Ndërsa në vendin e tragjedisë se 9 nëntorit, ditët e fundit për shkak të shirave të rrëmbyeshëm zona e mbetur në pjesën e sipërme të rrënojave vazhdon të rrëshqasë ende, duke rrezikuar shembjen e godinës më të afërt siç është qendra e rekrutim mobilizimit të dhe më pas pjesën e sipërme të lagjes “11 janari”.
Ndërtimet pa kriter një karakteristikë kjo për të gjitha qytetet e vendit duket se po bëhen shkak i rrëshqitjeve masive të dherave në Gjirokastër. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›