E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Bojkoti dhe bllokimi i ligjeve nga socialistet kane demtuar vendin

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mekiluam.
Duke i uruar mirëseardhjen, Kryetarja e Kuvendit falenderoi ambasadoren Mekiluam për mbështetjen e vazhdueshme që Britania i ka dhënë Shqipërisë.

Duke u ndalur në situatën politike, Kryetarja e Kuvendit tha se " Bojktoti dhe bllokimi kanë dëmtuar vendin. Ligjet që kërkojnë votën e opozitës janë gjithnjë në rend të ditës në seancat plenare dhe mosvotimi i tyre nga deputetët e Partisë Socialiste është një bllokim i ri.”
Lidhur me rregulloren e Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit tha se ne jemi të hapur për të diskutuar cdo ndryshim në përputhje me rregulloren e parlamentit europian.

"Si Kryetare e Kuvendit, theksoi zonja Jozefina Topalli, kam ftuar deputetët e mazhorancës dhe opozitës për ngritjen sa më parë të Komisionit për Reformën zgjedhore bazuar në rekomandimet e ODIHR".

Më tej biseda u ndal në projektin e “WESTMINSTER foundation for democracy” një bashkëpunim mes Dhomës së komuneve të Mbretërisë së Bashkuar dhe parlamentit të Shqipërisë.

Qëllimi i projektit është forcimi i rolit të parlamentit shqiptar në procesin demokratik. Programi përfshin takime dypalëshe mes deputetësh të parlamenteve të dy vendeve si dhe trajnime të stafit parlamentar.

Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë që ky projekt do t ë shërbejë ndër të tjera për ta bërë Kuvendin edhe më transparent.

Startimi i programit pritet në nëntor 2011 së bashku me nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›