Gjykata e Apelit le ne burg Ilia Bashon

Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në burg Ilia Bashon, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Eleni Basho.
Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës dha masën “arrest me burg” për 38-vjeçarin, masë e cila u kundërshtua nga pala mbrojtëse, e cila paralajmëroi dhe apelimin saj, ndërsa sot Gjykata e Apelit rivlerësoi masën e arrestit ndaj Ilia Bashos, i akuzuar për implikim në vrasjen e bashkëshortes së tij.
Ilia Basho u arrestua më 21 shkurt, tri javë pasi bashkëshortja e tij u qëllua për vdekje me dy plumba nga një person i paidentifikuar. 33-vjeçarja Eleni Basho u ekzekutua me armë zjarri pak metra larg banesës së saj në 2 shkurt 2012, në Shkozë Tiranë. Pas hetimeve të policisë së kryeqytetit, pak ditë më parë u ndalua bashkëshorti i viktimës Ilia Thanas Basho. Sipas policisë, provat dhe faktet e grumbulluara vërtetojnë implikimin e këtij shtetasi, si organizator i vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim ndaj Eleni Bashos.