Berisha: Universitetet private mekanizëm i mirë financiar
KORCË- Kryeministri Berisha deklaroi se vendi do të shënojë arritje, kur ajo të rënditet në një nga 10 vendet e para për arsimin, ndërkohë që kërkoi rritjen e cilësisë në Universitete.
“Për ne arritje kur ta rendisim Shqipërinë në 10 vendet më të arsimuara. Dhe ne i kemi të gjitha potencialet për të realizuar këtë qëllim. Ne i kemi hapur dyert në Universitete dhe ne duhet të angazhohemi në garën e cilësisë”,- deklaroi Berisha gjatë fjalës së mbajtur sot në Konferencën jubilare në Universitetin ‘Fan Noli’ ne Korce, me rastin e 7 Marsit.
Shefi i qeverisë theksoi se do të instalohet një mekanizëm financiar në mënyrë që të rrisë autonominë e veprimit të pedagogëve. Ndërkohë, duke iu përgjigjur zërave kundër Universiteteve private, theksoi se ato janë një shembull i mirë amerikan, si dhe burime fondesh të mëdha ndihme.
“Është e padrejtë vërejtja për arsimin privat, lexoni ku është më i zhvilluar arsimi, ai është në SHBA, pse? Sepse shkolla ka arritur të mobilizojnë fonde nga sektori privat. Financoni dhe ndihmoni. Ne duhet të vendosim një mekanizëm të ri, sot i kemi stafet akademike nga sistemi, ne nuk mund të rrisim cilësinë pa rekrutuar disa mësues. Ne do bëjmë gjtihcka që të sigurojmë fonde nga sektor privat. Do bëjmë gjithcka për të shndërruar procesin në më seriozin e kombit, që çdo pranim dhe provim të jetë i merituar”,- deklaroi Berisha.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Topi: Shkollat, Privati dhe Publiku të kenë një standard