Seria A - Juventus pa fitore
Duket se ky emër i madh ka harruar të fitojë. Juventusi nuk arriti sërish që të fitojë në Serinë A italiane, duke mbetur përfundimisht 2 pikë prapa Milanit, pas barazimit 1-1 në fushën e Bolonjës. Madje ishte skuadra vendase që kaloi e para në epërsi që në minutën e 17-të me anë të Marko Di Vaios, ndërsa “Zonja e Vjetër” u përgjigj në minutën e 58-të me golin e sulmuesit malazez, Mirko Vuçiniç.
Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi, ndonëse Juventus pretendoi për një penallti si dhe e mbylli lojën me 10 lojtarë. Kjo sepse mbrojtësi Bonuçi u përjashtua me karton të kuq 6 minuta para fundit të takimit.
Ky barazim ishte i 13-ti në 26 ndeshje për torinezët e Antonio Kontes dhe kjo bën që bardhezinjtë të mbeten pas Milanit kampion, edhe pse nuk kanë humbur asnjë ndeshje.
Barazim me shumë gola në Parma, ku vendasit dolën 2-2 me Fiorentinën. Okaka Çuka kaloi Parmën në epërsi, pastaj skuadra nga Firence shënoi dy herë me anë të Nastasiç dhe Çerçit, por Xhovinko barazoi përfundimisht me penallti 3 minuta para fundit të ndeshjes. Edhe kjo ishte një ndeshje me nervozizëm dhe Valon Behrami u përjashtua me karton të kuq në minutën e 89-të.
Barazim edhe në ndeshjen, Çezena-Katania, veçse pa asnjë gol dhe me dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër.
Pas këtyre ndeshjeve të prapambetura, Milan kryeson Serinë A me 54 pikë, Juventus e ndjek me 52, Lacio ka 48, Udineze 46 dhe Napoli 43 pikë.