Familjarët e Klodian Bushit, akuza policisë së Durrësit
Familjarët e Klodian Bushit, që u vetëvar pak ditë më parë në ambientet e komisariatit të Durrësit akuzojnë forcat e policisë si përgjegjëse për vdekjen e 27 vjeçarit. Ndryshe, nga varianti zyrtar i policisë në të cilin thuhej se Bushi u vetëvar në ambientet e komisariatit, familjarët e 27 vjeçarit akuzojnë se ai është viktimë e dhunës policore. Bashkëshortja dhe motra e Klodian Bushit thonë se mbi 27 vjeçarin është ushtruar dhunë verbale dhe fizike, duke e shtyrë drejt vetëvrasjes. Ndërsa kërkojnë zbardhjen e të vërtetës familjarët e Klodian Bushit, thonë se ai nuk kishte asnjë arsye të vetëvarej.
Në ndihmë të familjareve ka ardhur dhe Avokati i Popullit, i cili ka treguar gadishmëri për të zbardhur të vërtetën mbi ngjarjen e ndodhur në komisaritin e policisë së Durrësit.
Ngjarja në fjalë ndodhi disa ditë më parë në ambientet e komisariatit të Durrësit, ku 27 vjeçari ishte shoqëruar për veprën penale të vjedhjes.