Zihen adoleshentët me gërshërë, plagoset njëri
19/11/2009 Drejtoria merr masën e përjashtimit për dy “të fortët”
Sherri për motive banale, përleshja në sy të dhjetëra bashkëmoshatarëve
FIER- Paraditen e së martës në shkollën publike “Perikli Ikonomi” të njohur me emrin gjimnazi i ri, shkollë kjo që ndodhet në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit, dy të rinj kanë regjistruar sherr në mjediset e brendshme të saj, ndërkohë që kaosi ka përfshirë më pas afro 1200 gjimnazistët që numëron kjo shkollë. Ka qenë ora e pushimit të gjatë, kur dy nxënës të klasës së 11 kanë dalë së bashku me bashkëmoshatarët e tjerë në oborrin e shkollës. Debati me fjalë mes tyre, mësohet se kishte nisur qysh në orën e tretë, ndërkohë që është përkeqësuar në korridoret e shkollës për të arritur në përleshje fizike në oborrin e saj. Mes qindra gjimnazistëve të tjerë dy të rinjtë janë sharë e fyer me fjalë fyese dhe më pas janë përleshur. Përleshja e tyre është shoqëruar me përdorimin e mjeteve të forta, të cilat të rinjtë i kanë siguruar në oborrin e shkollës. Konfirmohet se njëri prej tyre ka gjetur një pjesë të një gërshëre të shkatërruar, e cila ishte hedhur rastësisht në oborrin e shkollës dhe me të ka goditur në drejtim të shokut. Ky i fundit ka marrë një plagë në bark. Kanë qenë bashkëmoshatarët e dy të rinjve, që po debatonin e përlesheshin, ata që kanë ndërhyrë për t’i ndarë. Po ashtu ata kanë lajmëruar edhe stafin pedagogjik të shkollës. Drejtues të shkollës dhe disa mësues kanë dalë me të shpejtë në oborr dhe pasi kanë mundur të ndajnë dy të rinjtë që vijonin të përlesheshin kanë bërë transportin e të plagosurit drejt spitalit rajonal. Gjimnazisti i plagosur ka marrë mjekimin e mjekut dhe është mbajtur për disa orë nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë që policia e Fierit, e cila është njoftuar për këtë ngjarje, ka shkuar me pak vonesë në shkollë. Inspektorë të komisariatit të Fierit shprehen se policia ka marrë në pyetje jo vetëm dy të rinjtë e përfshirë në sherr, por edhe shok të afërt të tyre si dhe bashkëmoshatarë të ndryshëm. Emrat e dy të rinjve, policia nuk i bënë të ditur, për arsye të moshës së tyre të mitur, ndërkohë që drejtoria e shkollës ka zhvilluar në mesditë mbledhje të menjëhershme të bordit. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se nuk është mbajtur raport për këtë ngjarje, ndërkohë që mbledhja e bordit të shkollës konfirmohet se ka dalë në vendimin e përjashtimit të të dy të rinjve nga shkolla.