E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit liron biznesmenin Rezart Taçi

Nuk pranon retorikën e opozitës dhe të mediave pranë saj

Gjykata e Apelit në Tiranë lë të lirë biznesmenin Rezart Taçi. Gjykata e Apelit ka ndryshuar në mesditë masën e arrestit me burg, dhënë ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Rezart Taçi është i detyruar të paraqitet përpara Prokurorisë sa herë ai do të thirret prej saj. Pas shpalljes së këtij vendimi avokati i biznesmenit, Maks Haxhia deklaroi se Rezart Taçi do të kërkojë dëmshpërblim për qëndrimin e padrejtë në qelitë e burgut. Vendimi erdhi pas dëgjimit të versioneve të prokurorëve të çështjes dhe palës mbrojtëse.
Argumenti kryesor i akuzës për të mbajtur në arrest Taçin ka qenë i çuditshëm.
Sipas tyre, vepra penale për të cilën ai akuzohet, cenon rëndë standardet e organizmave ndërkombëtare ku Shqipëria aspiron të integrohet. Çudia qëndron në faktin se prokurorët mund të kërkojnë ndëshkime sipas Kodit Penal në rastet kur ka vepër penale, dhe jo në bazë të moralit.
Ndërsa avokatët mbrojtës e konsideruan si absurde masën e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, duke thënë se ajo nuk është aplikuar për asnjë rast të ngjashëm

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›