E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfaqësuesi i opozitës parlamentare, Vangjel Dule: Bojkoti i socialistëve po dëmton rëndë aspiratën e integrimit

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule përshëndet vendimin e BE për kërkesën e Shqipërisë


Vendimi i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për të udhëzuar Komisionin Evropian në mënyrë që të fillojë procedurat e negociatave me Shqipërinë, është përshëndetur dje nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Dule tha se ky vendim është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe një mesazh i qartë që politika shqiptare të gjejë konsensusin. Në fjalën e tij në seancën plenare Dule, partia e të cilit në zgjedhjet e përgjithshme ishte aleate me koalicionin e drejtuar nga PS, ka theksuar se bojkoti i opozitës e bën edhe më të rëndë sfidën e integrimit duke shtuar se duhet të merren iniciativa për kompromise historike. Dule, u bëri thirrje të gjitha palëve politike që të kapërcejnë çdo ngërç dhe të bëjnë kompromis në dobi të interesave të vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›