Kryeministri Erdogan: Gazsjellësi “Nabucco” do ketë Shqipërinë dhe Italinë si pikë fundore

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se është në tratativa për të zgjeruar tubacionin e gazit natyror “Nabucco” në Itali dhe Shqipëri. Këtë deklaratë Erdogan e bëri në kryeqytetin italian, në Romë, ku po merr pjesë në samitin e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO).
Sipas tij, “Nabucco” është një nga projektet më ambicioze të Bashkimit Evropian. “Nabucco është një nga projektet më të rëndësishme të BE-së. Sigurisht që ky projekt ka tre partnerë. Jeni të qartë se ne sigurojmë gazin natyror në Greqi dhe tani, ne jemi duke u përpjekur të zgjerojmë rrjetin e tubacionit të gazit natyror në Itali dhe Shqipëri. Ne nuk e konsiderojmë projektin ‘Nabucco’, si një alternativë të Rrjedhës Jugore. Ata janë projekte të veçanta nga njëri -tjetri. Kur Rryma jugore dështon të plotësojë kërkesën me energji të Evropës, ‘Nabucco’ do të jetë një alternativë me të vërtetë shumë e rëndësishme”, u shpreh ai.
Plot 3.300 kilometra projekt i Nabucco-s, përfaqëson gazsjellësin që lidh rajonin Kaspik, Lindjen e Mesme dhe Egjipti nëpërmjet Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë me Austrinë dhe më tej me Evropën Qendrore dhe tregjet e Evropës Perëndimore me gaz.