Opozita socialiste duhet të çlirohet nga burri me çorape të kuqe
Jam veçanerisht e kenaqur te flas sot ne kuvend lidhur me pranimin në mënyrë unanime të kërkesës për anëtarësim nga këshilli i ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, ngjarje kjo të cilën, realisht e vlerësoj si një ngjarje të madhe, së pari, sepse BE-ja i njeh Shqipërisë potencialin transformues dhe profilin e ri me të cilin po prezantohet, atë të ndërmarrjes e permushjes se reformave ndryshuese. Me mirënjohje per te gjitha shtetet anetare te cilet kane mbeshtetur e mbeshtesin integrimin e Shqiperise, ky vendim konfirmon intensifikimin e marrëdhënieve tona kontraktuale me BE-në. Edhe per ata që e cilësojnë “procedurë rutinë” apo “diçka që duhet të kish ndodhur me kohë”, perseri besoj qe eshte lajm shume i mire. Por nese, nëse ky vendim do të kishte qenë vërtetë “procedurë-rutinë”, mund të ishte marrë para çertifikimit të zgjedhjeve parlamentare nga institucionet në vend dhe nga OSBE-ja, por nuk ndodhi kështu. Para se të hidhnin votën pro kërkesës së Shqipërisë, 27 ministrat e vendeve anëtare pritën të lexonin raportet pas zgjedhore të vëzhguesve ndërkombëtarë. Pak dite pas rikujtimit te 20-vjetorit te renies se murit te Berlinit, ne Prage u kujtua Velvet revolution. Do t’ju sjell ne mendje nje detaj te festes qe ndoshta jo te gjithe kane patur mundesi ta ndjekin. Nje frut i motorizuar me sloganin: cfare do te ishim duke bere nese nuk do te kishte ndodhur ishte gjetja gazmore simbolike per te kujtuar varferine qe ekzistonte ne kohen e komunizmit dhe mendoni qe behet fjale per komunizmin ne Çeki. Tani une po mundohem te bej nje perqasje e te them. Çfare do te ishim duke bere nese zgjedhjet nuk do te ishin certifikuar nga monitoruesit nderkombetare si me te mirat, dhe qe plotesuan pjesen me te mire te standarteve? Sot ne, perfaqesuesit e maxhorances do te kishim nje fitore si te Pirros, opozita do te kishte te drejten e plote qe duke iu referuar vezhguesve te godiste qeverine qe nuk ben dot zgjedhje te lira e te ndershme, per rrjedhoje gjithe bota demokratike qe vlereson standarte dhe i beson perseri standardit te vezhguesve te saj, do te ndjehej perfundimisht skeptike ndaj Shqiperise, dhe, dhe padyshim ne do te kishim Jo per vizat; Jo per anetaresim drejt BE, Jo derisa te rriteshim e piqeshim te gjithe se bashku.
Po te kishte qene keshtu, Rama dhe shoket e tij, do te kishin legjitimitet te plote qe retoriken e tyre politike ta benin ne natyre, para gardhit apo edhe brenda gardhit te kryeministrise.Po te kishte qene Keshtu, Rames dhe shokeve te tij do t ju kishte hije protesta, do te kishte nje parti socialiste te gjithen pas vetes, do te kishte dhe shume me shume qytetare te majte e djathte, jo vetem disa militante socialiste, te cilet do te ngrinin zerin bashke te gjithe, sepse e drejta e tyre per ne Evrope ju mohohej nga Berisha e qeveria.
Por shqiptaret, qe kane vuajtur me shume se Çekia qe rendte pas frutave te ndaluara, rendnin drejt perendimit, pavaresisht se vriteshin, shkruanin poezi per endrren perendimore, pavaresisht se pushkatoheshin, kalbeshin ne burg pavaresisht se gjymtoheshin, sot kane si asnjehere qarte e pashëm realitetin e tyre si qytetarë te nje vendi, emri te cilit nuk tremb me njeri kur permendet,por qe e meriton te jete pjese e Evropes. Nuk mund ta lidhesh fatin e vendit tend pas spangos se kutive qe kane brenda vulen e dakordesise tende, nuk mund t’ju kerkosh burrave e grave jane votuar per te qene ketu, te përkëdhelin tekat politike të tuat, nuk duhet zonja e zoterinj deputete socialiste, të jeni inaktiv orë e ditë të tëra kur njerëzit ju kanë votuar për t’i përfaqësuar, aq më pak, nuk mund të mos jesh, kur je i bindur se rruga e kryetarit tënd, jo vetëm që s’ka gjasa të të sjellë në pushtet, por s’të lejon as të bësh opozitë. Jashtë reagimeve emotive apo detyrimeve te ndonje natyre tjeter, çdo anëtar i thjeshtë apo militant i PS-së e ka te qarte tashmë se Rama premton vetëm bojkot dhe jo strategji, broshura dhe jo program, polarizim të mëtejshëm të PS-së dhe kurrësesi bashkim të saj.
Ne nuk presim asnjeri qe Rama te vije në parlament. Ai e kishte zgjedhur te mos vinte pavaresisht se si do te kishte qene rezultati i zgjedhjeve, sepse Rama eshte i vetmi burre qe vesh çorape te kuqe, i vetmi politikan qe i thote gazetares prostitute, i vetmi kryetar bashkie qe s’ben dot nje plan rregullues ne 10 vjet dhe e ngjyros qytetin si nje dhome cmendine, i vetmi kryetar partie jo deputet, i vetmi kundershtar i parlamentarizmit ne Shqiperi, i vetmi politikan shqiptar qe sot nuk ja ndjen per te ardhmen e atyre qe i dhane gabimisht voten.
Ne perfundim dua te them, qe sigurisht asnje qar s’kemi se opozita nuk hyn ne parlament. E kunderta eshte e vertete .Ne kete process ndryshimesh madhore detyrimi qytetar i gjithsecilit prej nesh per te pershpejtuar procesin e afrimit me BE-ne eshte nder, detyrimi i qeverise per te plotesuar te gjitha detyrimet eshte pergjegjshemeri, mungesa e opozites ne siglimin e bllokimin e reformave eshte fatkeqesi e pergjegjesi historike.
Fjala e mbajtur nga ministrja e Integrimit në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë
...