E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit, liron nga sekuestro pronat e Damir Fazllic

Tirane- Gjykata e Apelit ka liruar perfundimisht nga sekuestrot, pronat e biznesmenit boshnjako- britanik, Damir Fazllic. Vendimi i formes se prere, te dhene nga togat e zeza te Gjykates se Apelit, te kryesuar nga gjyqtari Alaudin Malaj, me anetare Zeqine Sollaku dhe Fatos Qato, eshte dhene tre muaj pas vendimit te gjyqtarit Artan Broci, i cili vendosi qe te hiqet sekuestroja nga pronat e biznesmenit Fazllic, me argumentin se sekuestroja eshte vendosur sipas nje ligji qe ka hyre ne fuqi ne vitin 2008. Ne daten 31 dhjetor te viti te kaluar, gjyqtari Artan Broci rrezoi fillimisht vendimin e prokurorise, e cila po e heton biznesmenin per pastrim parash, madje duke hyre ne themel te ceshtjes, Broci shtoi se rezulton qe Fazllic, nuk ka kryer veper penale ne Shqiperi. Ne ditet ne vazhdim ne Gjykaten e Tiranes, pritet te zhvillohet nje tjeter padi penale e Damir Fazllic ndaj prokurorise. Nepermjet avokateve mbrojtes, Fazllic i drejtohet gjykates se ciles i kerkon edhe pushimin e afateve te hetimit ndaj tij. Ne kerkese, mbrojtja kerkon pushimin e vendimit te prokurorise per zgjatjen e hetimeve ndaj biznesmenit boshnjako-britanik, Damir Fazllic, edhe nje muaj. Kerkesa e regjistruar pak dite me pare ne Gjykaten e Tiranes, pritet te shqyrtohet nga ana e avokatit Gjin Gjoni. Gjykatesi do te vendose nese do ta pranoje apo jo, kerkesen e pales paditese. Ne rast se gjykata vendos pro Fazllicit, atehere prokuroria duhet te pushoje menjehere hetimet e saj.

Hetimet

Biznesmeni boshnjako-britanik, Fazllic, eshte nen hetim nga prokuroria per vepren penale te "pastrimit te produkteve te vepres penale", hetime te cilat nisen me 8 tetor te vitit te kaluar, dite ne te cilen Fazllic, kishte ardhur ne kryeqytet per nje interviste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›