Parlamenti Rinor: Studentet, karta deri ne 1 qershor
Parlamenti Rinor gjate nje takimi qe ka pasur me studente te nje prej universiteteve private ne Tirane, ka kerkuar qe afati i pajisjeve te tyre me karta identiteti te shtyhet deri ne 1 qershor. Ky afat eshte kerkuar, sipas tyre pasi ka shume paqartesi per sa i perket aplikimit. "Ne menyre qe kjo nisme te mos mbetet vetem nje ide e mire, por te jete nje ndihmese per te gjithe studentet shqiptar qe duan te pajisen me leternjoftimet e reja, e mbi te gjitha qe duan te votojne, ne, si perfaqesues te te rinjve propozojme qe afati te jete deri ne 1 qershor, duke i dhene mundesi te gjithe studenteve qe te perfitojne nga ky favorizim. Po keshtu te behet transparente skema e rimbursimit, procedurat, afatet dhe dokumentet e nevojshme per t'u rimbursuar, duke rritur keshtu besimin tek te rinjte per vertetesine e kesaj nisme", kane pohuar perfaqesuesit e Parlamentit Rinor. Sipas tyre, nje tjeter paqartesi eshte edhe aplikimi i atyre studenteve, te cilet nuk mesojne ne vendlindjen e tyre.