Kartat Tv, lirohen 11 te pandehur
Tirane- Gjykata e Tiranes ka liruar njembedhjete prej te pandehurve, te akuzuar per klonim dhe mashtrim te kartave dixhitale. Gjykatesi i ceshtjes Martin Deda, ka ndryshuar dje masat e sigurise te vendosura ne mungese per disa te pandehur, ndersa personat e tjere i ka lene ne qeli deri ne perfundim te hetimeve. Gjykata vendosi caktimin e mases se sigurise "arrest shtepie" per te pandehurit Eldi Vorpsi, 23 vjec, Alfred Kadiu, 30 vjec, Sokol Kadare, 38 vjec, Saimir Likollari, 31 vjec, Artan Priftuli, 44 vjec, Edison Shema, 32 vjec, Eduart Koka, 42 vjec, Ilir Dylja, 38 vjec, Fatmir Cupi, 32 vjec. Per te pandehurit Xhaferr Gixharrin, 23 vjec , dhe Ilir Nushi, 32 vjec gjykata vendosi masen e sigurise "detyrim paraqitje". Ndersa per te pandehurit Saimir Kuniqi, 55 vjec, Sokol Shalca, 48 vjec, Spiro Zguri, 48 vjec, Dhimitraq Papa, 55 vjec dhe Marin Palushi, 36 vjec gjykata vendosi masat "arrest me burg".Gjate caktimit te mases se sigurise, avokatet mbrojtes kane pretenduar se prokuroria nuk ka pasur prova per te vertetuar akuzen e ngritur, per vepren penale te mashtrimit. Nga ana tjeter mbrojtesit kane pretenduar para gjykates, se nuk kemi veper penale, pasi ligji per piraterine ka hyre ne fuqi me 31 dhjetor te vitit 2008, kur hetimet kane nisur ne tetor te vitit 2008. Sipas mbrojtesve ne kete rast, nuk kemi veper penale. Per kete fakt mbrojtesit i kerkuan gjykates edhe caktimin e nje mase sigurie me te bute, sesa ajo e vendosur nga prokuroria ne mungese. Sipas dy prokuroreve, Erion Pano dhe zevendesprokurorit, Elio Mazreku, te pandehurit kane kryer zhbllokimin e kodeve te platformave te kanaleve televizive, te cilat me pas i kane shitur kundrejt shumave 200-350 euro, veprimtari e cila ka vazhduar deri ne momentin e arrestimit.
Hetimet ndaj 16 te pandehurve kane nisur ne tetor te vitit te kaluar, pas nje denoncimi te bere nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Te shqetesuar nga zhbllokimin e kodeve te platformave te kanaleve televizive, ata kane bere denoncimin tek autoritetet shqiptare. Me pas ne Policine e Tiranes, jane marre kallezime se ne disa pika te ndryshme ne Tirane, tregtohen aparate dixhitale te riprogramuara dhe te klonuara. Fillimisht eshte mundesuar identifikimi i disa prej pikave qe tregtonin keto aparate ne kryeqytet dhe me pas, ne disa rrethe te vendit. Personat qe ishin te implikuar ne kete aktivitet kriminal, pasi kryenin riprogramimin e aparateve dixhitale nepermjet sinjalit te internetit, benin te mundur marrjen e te dhenave ne lidhje me programet e kompanive te ndryshme televizive. Te pandehurit jane vene nen akuze per mashtrim kompjuterik, kryer ne bashkepunim.
Prokuroria disponon disa prova
Prokuroria e Tiranes ka si prova materiale, nje sere kompjuterash, serverash, karta etj, te cilat ua ka sekuestruar te pandehurve. Gjate kontrolleve ne banesat e tyre, oficeret e Policise Gjyqesore kane gjetur dhe sekuestruar kompjutere te markave te ndryshme, aparate dixhitale, si dhe 500 cope karta plastike me cip, per dekodifikim te kartave te platformave te ndryshme dixhitale. Pervec kesaj, prokuroria disponon si prova edhe pergjimet telefonike dhe ambientale te cilat iu jane kryer te pandehurve gjate 7 muajve qe ishin nen hetim. Po ashtu akuza ka si prove ndaj tyre edhe kallezimin qe u be shkak ,per nisjen e hetimeve. Bashkepunime do te kryhen edhe me vendet e tjera, ndersa aksioni po vazhdon jashte kufijve te Shqiperise dhe sipas burimeve nga grupi i hetimit, gjate dites se djeshme ka nisur ne Kosove, nderkohe qe kontrolle dhe kerkime pritet te nisin, ne Itali, ku situata eshte me problematike, Gjermani, SHBA dhe disa vende te tjera Evropiane.