Berisha ngjiti 1.500 shkalle dje, ne Murin e Madh Kinez
Kryeministri Berisha u be i pari kryeminister ne bote, i cili ka ngjitur me shume shkalle te Murit te Madh Kinez. Pervec vizites turistike ne kete monument kulture, kreu i qeverise ka arritur te marre edhe certifikate, ne te cilen konfirmohet se ai ka ngjitur me shume se 1.500 shkalle te murit dhe se ky eshte numri me i larte i shkalleve te ngjitura nga nje kryeminister apo president, i nje vendi. Por kryeministri Berisha, kete sukses ne ngjitjen e shkalleve e ka lidhur edhe me ngjitjen e tij elektorale. "Miku im kinez, me thote se eshte ngjitja me e larte ne mur se cdo kryeminister tjeter qe ka vizituar murin. Iu pergjigja se kjo ngjitje eshte nje ngjitje sa kulturore aq edhe elektorale, ndaj dhe e bej me shume kenaqesi. Le ta quajme kete pra edhe nje komponent kulturor-elektoral te udhetimit tim", deklaroi me humor, kryeministri Berisha, ne interes te medias per kete sukses ne Murin e Madh Kinez. Duke folur per ngjitjet, kryeministri Berisha deklaroi se ky sport eshte gjithmone i kendshem, i cili te lodh por edhe te larteson. Por sipas kreut te ekzekutivit shqiptar, ngjitja ne Murin e Madh Kinez ishte nje lodhje e pandjeshme, per shkak se ai ishte nje nga monumentet me madheshtore te historise se njerezimit. Pjesa e murit ne Badaling, e mbiquajtur edhe "celesi i portes veriore te Pekinit", eshte pjese e trashegimise kulturore te UNESCO-s qe nga viti 1987. Me shume se 400 kryeministra dhe presidente te vendeve te ndryshme te botes, e kane vizituar kete Mur ne Badaling, i cili konsiderohet si nje simbol paqeje dhe miqesie, midis popullit kinez dhe popujve te tjere te botes.