E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrufeja vret 45-vjecarin, ne lumin Kir

Shkoder- Paqendrueshmeria e kushteve atmosferike, ka sjelle edhe viktimen e radhes ne Shkoder. Rrufeja e rene pasditen e djeshme ne zonen e Rrethines, fshati Bardhaj, ka shkaktuar vdekjen e nje 45-vjecari, qe ecte anash lumit Kir dhe kthehej per ne shtepi. Trupi i Loro Ndocit, eshte gjetur i shtrire ne rruge nga nje banore e fshatit, e cila njoftoi menjehere policine. Ngjarja mendohet te kete ndodhur rreth ores 14:30, kur koha eshte prishur dhe reshjet e shiut jane shoqeruar me rrufe. Nje prej tyre ka rene pikerisht ne fshatin Bardhaj, shume prane lumit Kir. Ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor dhe ekspertet, pasi eshte dyshuar per nje vrasje te mundshme. Keqyrja e trupit dhe shenjat e konstatuara kane shuar dyshimet e hetuesve, te cilet mbremjen e djeshme deklaruan zyrtarisht se behet fjale per nje vdekje aksidentale. "Grupi yne hetimor, nga veprimet e kryera dhe ekspertiza mjeko-ligjore, konstatoi se shkaku i vdekjes se Loro Ndocit mendohet te kete qene aksidental, si pasoje e shkarkimit te nje rrufeje", thane zyrtare te Policise se Shkodres per gazeten "KJ". Gjithsesi grupi hetimor ka marre deshmine e gruas qe gjeti trupin dhe te familjareve. Dosja i ka kaluar dje Prokurorise se Rrethit per te vijuar hetimet e metejshme, ndersa priten edhe rezultatet perfundimtare te mjekeve ligjore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›