E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e fletëve të 8 majit, KQZ nis shqyrtimin, PS kundër: Fletët janë nën hetim

TIRANË- KQZ ashtu sic ishte paralajmëruar nisi paraditen e sotme rreth orës 11:00 mbledhjen e sotme ku do shqyrtojë projektvendimin “Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, të përdorura për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 08 Maj 2011”. Vendimi në thelb parashikon asgjesimin e fletëve të votimit.

Sipas draftit që mund të miratohet dhe me katër votat e maxhorancës, KQZ do të vërë në dispozicion rreth 1 milion e 800 mijë lekë për këtë proces që pritet të zgjasë 60 ditë. Fondi do të destinohet për lëndën djegëse dhe pagat e punonjësve që do të zbrazin kutitë. Por ndryshe nga fletët e votimit të 28 qershorit 2009, që mbajtën peng politikën shqiptare përreth dy vjet, kësaj here fletët e votimit do të digjen shumë shpejt.

Sipas Partisë Socialiste ky vendim i KQZ-së është i parakohshëm përsa kohë ajo ka depozituar pak muaj më parë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë një kallëzim penal për kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani dhe tre anetarët Klement Zguri, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmani.

PS: FLETËT JANË NËN HETIM
Asgjesimi i materialit zgjedhor ka nxitur debate mes palëve në KQZ. Sipas përfaqësuesve të Parisë Socialiste KQZ nuk mund të vendosë projektvendimin që parashikon asgjesimin e fletëve të votimit, pasi sipas opozitës përderisa ka mosrakordim shifrash dhe ato e kundërshtojnë rezultatin e prodhuar nga këto fletë ky projektvendim nuk duhet të miratohet.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve Eridian Salianji kërkoi sot nga ky institucion që të mos digjen fletët e votimit, të paktën ato për Bashkinë e Tiranës. Në pretendimet e tij Salianji tha se Partia Socialiste ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal në lidhje me parregullsitë për Tiranën.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Eridian Salianji, e kundërshtoi aktin i cili, sipas tij është i nxituar.

"Fletët e votimit nuk mund të digjen pasi ato janë objekt i kallëzimit penal që PS ka bërë në prokurorinë e Tiranës, për sa i takon rezultatit për kryeqytetin. Fletëvotimet janë prova e vetme që faktojnë manipulimin zgjedhor në bashkinë e Tiranës dhe ato nuk mund të digjen pasi ato janë objekt i kallëzimit penal që PS ka bërë në prokurorinë e Tiranës, për sa i takon rezultatit për kryeqytetin. Fletëvotimet janë prova e vetme që faktojnë manipulimin zgjedhor në bashkinë e Tiranës dhe ato nuk mund të asgjësohen pa u shprehur më parë Prokuroria për kallëzimin tonë"- tha Salianji.

Kreu i KQZ-së Arben Ristani i kërkoi përfaqësuesit të opozitës bazën ligjore në lidhje me këtë kërkesë.
“Kam shumë respekt për aftësitë tuaja juridike por ju lutëm me jepni bazën ligjore ku mbështesni kërkesën”,- theksoi Ristani.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ Njazi Kosovrasti tha se drafti për djegien e fletëve të votimit është në përputhje me ligjin ndërsa arsyetimi i Partisë Socialiste është i dëmshëm pasi nuk ka nxitim për këtë veprim por thjesht zbatim ligji.

Nënkryetarja e Komisionit Qëndror Zgjedhor Dëshira Subashi duke shprehur qëndrimin e Partsië Socialiaste deklaron se votmi në parim i këtij prokjektvendimi është gabim, pavarësisht se baza ligjore është në rregull.
“Nëse keni për të ndryshuar gj nga 2006, të kalojmë në udhëzimet  përkatëse. Së dyti drejtohuni Prokurorisë me një letër për të sqaruar momentin e materialeve zgjedhore, nëse ajo shprehet se nuk i duhen materialet atëherë të digjen, nëse nuk i duhet atëherë të vendosim të digjen”,- nënvizoi Subashi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›